☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.39 ▼1.35%
ARI 4,051 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,832 ▼ -1.63% ETH $2,306 ▼ -2.5% XRP $1.2897 ▼ -3.76% SOL $99.6300 ▼ -2.54%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.39 ▼1.35 % ARI 4,051 ▼0.01 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.39 ▼1.35 % ARI 4,051 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Gucati me apel për BE-në dhe ambasadorët: Mos bëni politikë me vendimin e 16 shtatorit në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar në prag të shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke shprehur shqetësimin se deklaratat e fundit të përfaqësuesve ndërkombëtarë për mundësinë e Apelit mund të paralajmërojnë një vendim dënues më 16 shtator.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, përmes një postimi në Facebook u ka bërë apel Bashkimit Evropian dhe ambasadorëve të huaj që, sipas tij, të mos bëjnë politikë me vendimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati ka reaguar ndaj deklaratave të diplomatëve dhe BE-së se procesi gjyqësor nuk përfundon me vendimin e shkallës së parë, pasi palët kanë të drejtën e ankesës.

“Veç çka nuk po thonë direkt: ‘Mos na pengoni t’i dënojmë një herë, sepse në Apel i shpallim të pafajshëm’”, ka shkruar Gucati.

Sipas tij, një qasje e tillë do të përbënte “lojë të pistë politike me shkallët e drejtësisë”.

Kreu i OVL-UÇK-së pretendon se një vendim eventual dënues në shkallën e parë do të prodhonte pasoja politike dhe diplomatike për Kosovën, edhe në rast se ai do të ndryshohej më vonë në Apel.

“Një vendim i padrejtë në shkallën e parë nuk zhbëhet me një pafajësi në shkallën e dytë. Dëmi për Kosovën bëhet atë ditë. Historia rishkruhet atë ditë. Serbia e shfrytëzon atë ditë”, ka deklaruar ai.

Gucati pretendon se Serbia do ta përdorte një vendim të tillë në arenën ndërkombëtare, përfshirë në Kombet e Bashkuara, në përpjekjet për çnjohjen e Kosovës dhe në fushatën e saj diplomatike kundër shtetësisë së Kosovës.

Ai ka kritikuar ashpër edhe punën e Gjykatës Speciale, duke pretenduar se ajo nuk ka vepruar si institucion i pavarur dhe se gjatë viteve të funksionimit ka prodhuar një narrativë që, sipas tij, i ka shërbyer Serbisë.

Sipas Gucatit, pasojat e një vendimi që do ta lidhte luftën e UÇK-së me kriminalitetin nuk do të kufizoheshin vetëm te katër të akuzuarit.

“Nga ajo sallë do të kriminalizohej botërisht lufta e UÇK-së. Dhe bashkë me të do të prekej edhe legjitimiteti i çlirimit të Kosovës, intervenimi i NATO-s dhe vetë shtetësia e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Kryetari i OVL-UÇK-së ka paralajmëruar gjithashtu se një vendim që veteranët do ta konsideronin të padrejtë mund të prodhonte tensione të reja.

“Vendimi i padrejtë nuk sjell paqe, por konflikt”, ka deklaruar Gucati, duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar të mos “luajë me plagët” e qytetarëve të Kosovës.

Në fund, ai ka përsëritur apelin drejtuar BE-së dhe përfaqësive diplomatike.

“Prandaj, APELI që veteranët e UÇK-së ia drejtojnë BE-së dhe ambasadorëve të huaj është që të mos bëjnë politikë me vendimin e 16 shtatorit në Gjykatën Speciale. Mos luani më shumë me plagët tona! Mos e bëni këtë gabim!”, ka përfunduar Gucati./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.