☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Rritja ekonomike në Eurozonë, impakt pozitiv edhe në Shqipëri

Ekonomia e Eurozonës ka forcuar ritmin e rritjes në tremujorin e tretë 2017, duke dhënë impakt pozitiv edhe në ekonominë shqiptare.

Banka e Shqipërisë publikoi raportin mbi politikën monetare, ku thekson se, PBB-ja e Eurozonës u rrit me 2.6%, nga 2.4% dhe 2.1% respektivisht në tremujorin e dytë dhe të parë. Rritja ekonomike ka bazë të gjerë dhe ka qenë e pranishme në shumicën e shteteve, citon raporti.

Faktorët kryesorë që kontribuan ishin kërkesa e brendshme dhe ecuria pozitive e eksporteve neto. Projeksionet e muajit dhjetor për rritjen ekonomike të viteve 2017 dhe 2018 janë rishikuar për lart krahasuar me ato të muajit shtator. Ndërsa kushtet e favorshme të financimit dhe përmirësimi i treguesve të punësimit kanë mbështetur dhe pritet të forcojnë rritjen e konsumit dhe gjallërimin e investimeve. Inflacioni shënoi 1.4% në muajin dhjetor, ndërsa mesatarja e tij për vitin 2017 vlerësohet 1.5%, nga 0.2% vitin e kaluar.

Sipas BSH-së, ekonomitë e vendeve partnere tregtare të Shqipërisë, Italia dhe Greqia, shënuan rritje pozitive në tremujorin e tretë të vitit. Ekonomia italiane ka vijuar tendencën rritëse, duke u mbështetur në rritjen e fortë të investimeve, bashkë me rritjen e konsumit privat dhe eksporteve neto. Edhe në Greqi, investimet janë rritur me ritme të shpejta, duke tejkaluar efektin negativ të tkurrjes së konsumit dhe rritjes së fortë të importeve. Inflacioni ka shënuar vlera të ulëta, por pozitive në të dy vendet (1.0%). Çmimet e energjisë dhe të ushqimeve kanë mbështetur
vlerat pozitive, por inflacioni bazë ka qëndruar në nivele të ulëta.

BSH-ja, vlerëson se treguesit pozitiv ekonomik në Eurozonë, veçanërisht në shtetet partnere tregtare të Shqipërisë, do të shtojë ndikimin pozitiv në ekonominë e vendit tonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.