☁️
Tiranë 14°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 100.68 ▲2%
ARI 4,999 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,464 ▲ +2.85% ETH $2,251 ▲ +6.97% XRP $1.4828 ▲ +5.37% SOL $93.5100 ▲ +6.06%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.68 ▲2 % ARI 4,999 ▼1.24 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.68 ▲2 % ARI 4,999 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Rruga drejt BE, Paquet: Shqipëria ka nevojë për disa reforma të rëndësishme

ilatlaiDrejtori i zgjerimit në KE, Jean Eric Paquet, duke folur në konferencën e sotme “Itali- Shqipëri, një partneritet evropian”, në kuadër të Presidencës italiane të BE, u shpreh se, Shqipëria ka nevojë të kryeje disa reforma shumë të rëndësishme për të qenë pjesë e BE.

“Reforma e administratës publike është një reformë shumë e rëndësishme për të ecur përpara në procesin e integrimit”, tha Paquet.

Gjithashtu, shtoi ai, “e rëndësishme është krijimi i një klime të mirë biznesi. Duhet thënë se në vitet e fundit është bërë shumë në këtë drejtim”.

“Trajtimi i rekomandimeve të trajtuara në progres-raport është shumë i rëndëishëm për Shqipërinë. Kërkohet përforcim i performancës së administratës publike”, tha Paquet.

Paquet theksoi se po zhvillohet një proces gjithpërfshirës për reformën e gjyqësorit. Ndërsa duke folur për luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, ai u shpreh se, “janë fusha shumë të rëndesishme. Përpjekjet po vijojnë dhe duhet të vijojnë edhe më tej. Qeveria duhet të shfaqë sigurinë e saj për të zhvilluar më tej politikat që synojnë forcimin e luftës kundër këtyre fenomeneve”.

Në këtë kuadër, vijoi Paquet, “është e rëndësishme të miratohet strategjia anti-korrupsion. Tendenca pozitive që është krijuar në luftën kundër krimit të organizuar duhet të vijojë me të njëjtin përkushtim. Operacionet në Lazarat dhe pjesën veriore të vendit janë për t’u lavdëruar”.

“Reformat që duhet të bëjë Shqipëria janë shumë të vështira si për nga ana teknike, edhe ekonomike. Për këtë duhet që të zhvillohet dialog gjithpërfshirës nga të gjithë aktorët”, tha Paquet.

Kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit Italian, Pier Ferdinando Casini u shpreh se, “në 5 vitet e fundit dy data shënojnë në mënyrë vendimtare rrugëtimin e Shqipërisë, data kur iu dha Shqipërisë statusi i vendit kandiat dhe kur Shqipëria u anëtarësua në NATO. Këto dy data mbyllin nëj kapitull dhe hapin një kapitull të ri për Shqipërinë”.

“Kanë kaluar vetëm 20 vite që kur erdhën në brigjet puljeze nga anijet tregtare njerëz që impresionuan përfytyrimin evropian duke bërë të qartë për të gjithë situatën në Shqipëri. Që atëherë shndërrimi që ka pësuar vendi i shqiponjave i ka dhënë atij një pamje të re. Shqipëria diti të rifillojë një proces rindërtimi të institucioneve politike dhe ekonomike”, tha Casini, duke shtuar se, “Italia ka dhënë dhe do të vijojë të japë ndihmesat e veta për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE”.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.