Politika

Rruga drejt familjes evropiane, një aspiratë e kahershme e Shqipërisë

Rruga e Shqipërisë drejt afrimit të përditshëm me familjen evropiane është një aspiratë e kahershme dhe një angazhim i palëvizshëm i të gjithë shoqërisë shqiptare e të gjithë forcave politike dhe padiskutim e qeverisë, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në aktivitetin e Ministrisë së Mbrojtjes me rastin e 73-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

”29 Nëntori përmban një thirrje gjithnjë aktuale, për të gjithë shqiptarët për të vijuar me vendosmëri përpjekjen për Shqipërinë që duam”, tha Rama duke shtuar se ”përkujtimi i 29 Nëntorit ditës së Çlirimit të Shqipërisë, ka sot, ngjyrimin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut”.

“Në këtë përvjetor kemi akoma më pak nga burrat dhe gratë që ishin autorët e drejtpërdrejtë të asaj fitoreje të rëndësishme, që na bëri nderin e paçmuar të të qenit e një populli u rendit në krah të fituesve të Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se ”sa më shumë kuptojmë rreziqet, dhe vështirësitë për t’u përballur me ato rreziqe, kuptojme pse në SHBA ushtarakët, veterenaët që i bashkohen forcave të armatosura janë kaq shumë të nderuar”.

Kryeministri nënvizoi se gjatë viti mbarëkomëbtar të Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, Forcat e Armatosura do të jenë një nga pikat e referimit të këtij viti, si një bazë ku rinia mund të gjejë hapësira për integrimin duke u bërë pjesë e programeve që do t’u japin mundësi të rinjve të njihen me vlera, shembuj rrugë ku përpjekja e përbashkët dhe solidariteti të simulojë një individ.

“Një mision i posaçëm i quajtur rini, talent, mundësi , dinjitet do të mundësojë  sigurimin e një formimi etik ushtarak të të rinjve mbi vlerat, simbolet, parimet dhe historinë kombëtare, evropiane dhe të Aleancës Euro-Atlantike. Misioni do të përfshijë edhe formimin në programet dixhitale dhe mësimin e gjuhëve të huaja kryesore. Kështu forcat e armatosura do të bëhen gjatë gjithë vitit mbarëkomëbtar të Skëndërbeut dorëzanë të shumë të rinjve në mjedise publiek apo private. Uroj që ky të jetë një proces ku të përfshihen shumë të rinj e të reja. dhe të bëhet një program që të përsëritet çdo vit dhe të zbulojmë njerëz me emra, me vlera, por që në punën e përditshme meritojnë të jenë pasardhës të denjë të veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare”‘, tha Rama.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se ”sot është dita për të kujtuar dhe ndëruar të gjithë veteranët, të cilët bënë të mundur lindjen e një Shqipërie të lirë dhe të pavarur. Është falë tyre që ne sot kremtojmë më krenarë se kurrë”.

Ministrja Xhaçka nderoi me Medaljen e Mirënjohjes, katër ushtarakë Saimir Balla, Fatjon Lulja, Ervin Toto dhe Esmeralda Murati, të cilët i cilësoi si “njerëzit e uniformës, por pa grada e ofiqe. Heronjtë pa emër që gjenden të parët kur njerëzit janë në rrezik”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button