🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,523 ▼0.79%
DOW 46,094 ▼1.01%
NASDAQ 21,625 ▼0.99%
NAFTA 110.88 ▲10.75%
ARI 4,677 ▼2.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,353 ▼ -2.89% ETH $2,038 ▼ -4.03% XRP $1.2848 ▼ -5.08% SOL $78.0500 ▼ -6.05%
S&P 500 6,523 ▼0.79 % DOW 46,094 ▼1.01 % NASDAQ 21,625 ▼0.99 % NAFTA 110.88 ▲10.75 % ARI 4,677 ▼2.83 % S&P 500 6,523 ▼0.79 % DOW 46,094 ▼1.01 % NASDAQ 21,625 ▼0.99 % NAFTA 110.88 ▲10.75 % ARI 4,677 ▼2.83 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Ruhani: Të korrigjojmë imazhin e islamit

Për presidentin iranian,Hassan Rouhani janë vetë muslimanët ata që duhet të përmirësojnë mendimin e botës për islamin, të cilit, siç thotë, dhuna e ka përbaltur pa të drejtë.

“Ne duhet ta largojmë imazhin negativ të krijuar për fenë islame në hapësirën kibernetike e atë reale. Parimet islamike e kundërshtojnë dhunën”, u shpreh lideri i moderuar iranian në fjalimin e mbajtur në çeljen e Konferencës Ndërkombëtare të Unitetit Islamik në Teheran.

Ruhani nuk ngurroi të kritikonte muslimanët në mesazhin e tij për heshtjen e tyre përballë të gjitha vrasjeve dhe gjakderdhjeve në Siri, Irak dhe Jemen.

“Detyra jonë më e madhe sot është të korrigjojmë imazhin e islamit në sytë e opinionit publik botëror. Dhuna po e dëmton reputacionin e fesë tonë e për të ndaluar terrorin dhe masakrat lipset angazhimi i të gjithë kombeve islamike në rajon”, tha Rouhani.

Lideri i regjimit të ajatollaheve shtoi se nga konfliktet në Irak dhe në Siri përfiton Izraeli dhe të gjithë ata që janë kundër muslimanëve. Fjalimin në konferencë, Ruhani e përdori për të treguar gjithashtu se përkundër spekullimeve, vendi i tij nuk po tenton krijimin e një “gjysmëhëne shiite”, apo një rajon me shumicë shiite në Lindjen e Mesme i cili të shtrihet nga Libani deri në Siri e Irak. Zeri i Amerikës kujton sesi një konflikt i autorizuar, në rritje, mes Iranit dhe fuqive të Gjirit Persik, veçanërisht Arabisë Saudite, po nxit tensionet mes sunive dhe shiitëve, që e kanë polarizuar botën arabe për vite me radhë. Irani, me popullsi shiite, mbështet rebelët huthi, ndërsa Arabia Saudite e sunduar nga sunitë, udhëheq koalicionin që po ndërmerr sulme ajrore ndaj tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.