☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,774 ▲2.38%
DOW 47,808 ▲2.63%
NASDAQ 22,648 ▲2.86%
NAFTA 94.91 ▼15.97%
ARI 4,783 ▲2.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,351 ▲ +4.7% ETH $2,217 ▲ +6.64% XRP $1.3569 ▲ +4.6% SOL $83.3400 ▲ +5.84%
S&P 500 6,774 ▲2.38 % DOW 47,808 ▲2.63 % NASDAQ 22,648 ▲2.86 % NAFTA 94.91 ▼15.97 % ARI 4,783 ▲2.11 % S&P 500 6,774 ▲2.38 % DOW 47,808 ▲2.63 % NASDAQ 22,648 ▲2.86 % NAFTA 94.91 ▼15.97 % ARI 4,783 ▲2.11 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

Rumani, nuk ndalen protestat antikorrupsion

Protestat popullore në Rumani nuk po ndalen. Të dielën në mbrëmje, tubimi në Bukuresht kishte ngjyrat e flamurit kombëtar. Plot 50 mijë vetë u mblodhën në kryeqytetin rumun, me të njëjtën kërkesë të pandryshuar, pavarësisht tërheqjes së dekretit polemizues që lehtësonte penalizimin për korrupsion.

Argumenti i demonstruesve është i thjeshtë: qeveria e ka shkelur besimin e tyre…

“E dini çfarë po thërrasin? Hoti, që do të thotë hajdutë. Ju jeni hajdutë, këtë po thonë”, tha Iona, protestuese.

“Udhëheqësit tanë nuk morën vendimet e duhura. Lëvizjet e tyre binin në kundërshtim me mendimin praktik, e për këtë çështje nuk u konsultua pushteti legjislativ e ai gjyqësor”, tha Alexander.

“Kur rumunëve u soset durimi, atëherë ndodh ajo që ndodhi në 1989-n. Vetëm se këtë herë pa dhunë”, tha Michail.

Të enjten dha dorëheqjen ministri rumun i Drejtësisë, Florin Iordache, por as kjo nuk e qetësoi opinionin publik. Iordache ishte hartuesi i projektligjit të debatueshëm, të cilin ekzekutivi u detyrua ta tërhiqte pas valës së indinjatës që shpërtheu në mbarë vendin.

Demonstruesit e konsideruan vendimin e qeverisë si një masë që dobëson luftën kundër korrupsionit dhe e nxit edhe më shumë këtë fenomen. Ekzekutivi ia doli t’i shpëtojë të mërkurën një mocioni mosbesimi në Parlament, ku ka një shumicë të qëndrueshme, por nuk dihet sa do t’i mbijetojë zemëratës së popullit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.