Teknologji

Rusët ndryshojnë kushtet… meteorologjike për Paradën e Moskës!

Presidenti rus, Vladimir Putin po përgatitet ”të luajë edhe rolin e Zotit” dhe të shpërndajë retë mbi Moskë me një koktej kimik për të parandaluar rënien e shiut gjatë Paradës së Moskës me rastin e 70-vjetorit të fitores mbi nazi-fashizmin, që do të zhvillohet nesër në kryeqytetin rus, njoftoi gazeta e përditshme britanike ”Daily mail”.

Njoftimet thonë se Kremlini është gati të shpenzojë rreth 6,5 milionë dollarë duke përdorur teknologji sovjetike për të garantuar kohë me diell për këtë paradë, që duke se do të përkujtojë edhe 15-vjetorin e Putinit në krye të shtetit.

Në vigjilje të paradës, një flotë me avionë rusë, tip ”Iljushin” dhe ”Topolev” do të ngrihen nga një bazë ajrore në Moskë për të shpërndarë në qiejt e kryeqytetit rus agjentë kimikë që do të largojnë retë me anë të reagentëve, baza e të cilëve është argjendi dhe azoti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button