🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,356 ▲ +0.7% ETH $2,056 ▲ +0.32% XRP $1.3155 ▼ -0.44% SOL $80.9400 ▲ +0.91%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

“Rusia më e rrezikshme se ISIS”

“Rusia është më e rrezikshme sesa vetë shteti islamik ISIS”. Kjo është deklarata e bujshme e ministrit të Jashtëm të Polonisë, e bërë gjatë një vizite në Sllovaki.

“Faktet tregojnë se aktiviteti i Rusisë është një lloj kërcënimi ekzistencial, pasi ajo ka aftësinë për të shkatërruar të gjitha vendet”, tha Vaszcikovski.

Ministri i Jashtem polak e përshkroi ISIS-in si një kërcënim shumë serioz, por tha se ai nuk përbën  një kërcënim ekzistencial për Europën.

Vaszcikovski i bëri gjithashtu thirrje NATO-s që të miratojë vendosjen e trupave në kufirin lindor të Aleancës. Për bllokun ky hap do të jetë një simbol i vendosmërisë për të mbrojtur krahun lindor, i cili thotë se vazhdimisht po ndihet “nën presionin e Rusisë”.

Ndërkohë, më 20 prill NATO dhe Rusia do të zhvillojnë takimin e parë që  prej qershorit të vitit 2014, kur Aleanca e Atlantikut të Veriut shkëputi marrëdhëniet me Kremlinin  për shkak të aneksimit të Krimesë në Ukrainë dhe mbështetjes për separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Në këtë takim, i cilësuar si i një rëndësie të lartë, Moska do të japë llogari në këshill për praninë e saj ushtarake të pajustifikueshme në shtetet balltike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.