Bota

Rusia: Vrasjen e ambasadorit do ta adresojmë në OKB

Rusia do të adresojë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara vrasjen e ambasadorit të Rusisë, Andrey Karlov në Turqi, ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse.

Pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, i cili ishte duke mbajtur një fjalim në Ankara, policia turke vrau atentatorin.

Vrasja ndodhi një ditë para takimit ndërmjet Rusisë, Turqisë dhe Iranit, për çështjen e Sirisë.

Menjëherë pas vrasjes, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka telefonuar presidentin rus, Vladimir Putin për t’i dhënë informacione lidhur me sulmin, siç kanë treguar autoritetet e presidencës turke.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button