Bota

“Russiagate”, dhëndri i Trump nën hetim nga FBI-ja

Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i afërt i presidentit amerikan Donald Trump është “objekt interesi” i FBI-së në kuadër të hetimeve mbi çështjen “Russiagate”.

Hetuesit theksojnë se kanë informacione të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se bashkëshorti i Ivanka Trump është i dyshuar për ndonjë vepër penale. Kushner, është konsideruar në një kategori ndryshe në krahasim me Paul Manafort dhe Mike Flynn, të dy të përfshirë në hetime.

“Washington Post” kishte zbuluar javën e shkuar, pikërisht në kohën kur Trmp ishte në udhëtimin e tij të parë jashtë SHBA-së si president, që një person shumë pranë tij dhe aktualisht operativ në brendësi të Shtëpisë së Bardhë, ishte individualizuar në rrjetin e hetimeve të drejtuara nga Byroja investigative rreth kontakteve të përfaqësuesve të Trump me zyrtarë rusë dhe mbi ndërhyrje të mundshme të Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Kësisoj është zbuluar se personi në fjalë është bashkëshorti i Ivankës dhe kjo i ka çuar hetimet e autoriteteve federale deri në Shtëpinë e Bardhë dhe te “First Family”.

Edhe pse për momentin nuk ka asnjë shkelje penale, madje disa ekspertë nënvizojnë se është normale që Kushner të thirret nga FBI si “person i interesuar”. Megjithatë hetuesit theksojnë që Kushner ka informacione domethënëse për hetimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button