🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.43 ▼0.69%
ARI 3,952 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $76,855 ▼ -0.12% ETH $2,266 ▲ +0.48% XRP $1.2688 ▲ +1.33% SOL $91.9500 ▼ -0.41%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.43 ▼0.69 % ARI 3,952 ▲0.29 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.43 ▼0.69 % ARI 3,952 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

Sa i kushtoi Nju Jorkut “Oculus”, stacioni hekurudhor që ngjason me një katedrale?

– Me një kosto prej rreth 4 miliardë dollarësh, pothuajse dyfishi i parashikimit fillestar, Oculus, vepra e arkitektit Santiago Calatrava, është bërë një nga nyjet hekurudhore më të kushtueshme në botë, shkruan corriere.it.

Ndërtimi zgjati 12 vjet, ndërsa hapja u shty disa herë deri më 3 mars 2016.

Stacioni u ndërtua në vendin e ish-stacionit PATH, i cili u shkatërrua së bashku me Kullat Binjake gjatë sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Sot, nën strukturën qendrore të Oculus kalojnë 11 linja metroje, si dhe PATH drejt New Jersey-t.

Me rreth 250 mijë udhëtarë në ditë, ai është një nga nyjet kryesore të transportit në Nju Jork, pas Grand Central dhe Penn Station.

Një pëllumb i bardhë nën Manhattan

Emri Oculus vjen nga latinishtja dhe i referohet një hapjeje rrethore, si ajo e Panteonit në Romë, përmes së cilës hyn drita dhe qielli.

Në projektin e Calatravës, kjo hapje shndërrohet në një sipërfaqe të gjatë prej xhami, e vendosur mes dy krahëve prej çeliku të bardhë. Arkitekti e konceptoi ndërtesën si një pëllumb të bardhë në fluturim, të lëshuar nga duart e një fëmije.

Kritikët, megjithatë, kanë qenë më pak poetikë dhe i kanë vënë nofka si “Calatrasaurus” apo “iriqi i ulur”.

Luksi matet edhe për metër katror

Nga rreth 4 miliardë dollarët e projektit, 80 milionë dollarë shkuan për Santiago Calatravën, rreth 2% e kostos totale.

Rreth 32 milionë dollarë kushtoi çatia e hapshme prej xhami, e cila hapet një herë në vit, më 11 shtator, për të krijuar një pamje drejt qiellit mbi memorialin.

355 milionë dollarë u shpenzuan për integrimin e linjës ekzistuese të metrosë.

Një tjetër element luksi është mermeri italian Lassa, me afro 27 mijë metra katrorë sipërfaqe. Kostoja e vendosjes së tij arriti në më shumë se 4.080 dollarë për metër katror, ndërsa vetëm mirëmbajtja dhe lustrimi kushtojnë rreth 50 mijë dollarë në vit.

Edhe struktura prej çeliku ka një lidhje italiane: ajo u prodhua në Pordenone, në Itali, dhe u transportua në pjesë drejt Manhattanit për t’u montuar në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.