Ekonomia

Sa kushton të nisësh një biznes në Shqipëri?

Të nisësh një biznes ka një faturë të caktuar financiare. Por cilat janë kostot totale të nisjes së një aktiviteti privat dhe si luhaten ato në vendet e rajonit. Të dhënat janë marrë nga një raport i hollësishëm analitik i Bankës Botërore, pjesë e raportit “Doing Business”.

Së pari, janë kostot për regjistrimin e biznesit. Edhe pse procedura e regjistrimit në QKR kushton vetëm 100 lekë, Banka thotë se paralelisht biznesi është i detyruar të regjistrohet edhe në bashki, ku kostoja është dhjetra herë më e lartë. Kjo bën që hapja e një biznesi në Shqipëri të kushtojë sa 10.4 për qind e të ardhurave mesatare për frymë.

Sipas Bankës Botërore ky është niveli i dytë më i lartë në rajon pas Bosnjes ku hapja e një biznesi kushton sa 14.8 për qind e të ardhura. Ndërsa në vendet e tjera treguesi varion nga 0.1 për qind deri në 7.3 për qind e të ardhurave mesatare.

Por vecc kostove të regjistrimit, ngritja e një ndërmarrje kërkon edhe shpenzime të tjera. Një ndër to është lidhja e biznesit në rrjetin elektrik. Sipas Bankës Botërore në Shqipëri kostoja për t’u lidhur në rrjetin elektrik është sa 491.4 për qind e të ardhurave për frymë. Ky është niveli më i lartë në rajon, pasi në vendet e tjera lidhja në rrjetin elektik kushton nga 70 për qind në Greqi deri në 464.8 për qind në Mal të Zi.

Por shpesh bizneset zotërojnë edhe prona, të cilat duhet ti rregjistrojnë. Edhe këtu ndërmarrjet shqiptare paguajnë koston më të lartë në rajon. Më konkretisht regjistrimi i një prone në Shqipëri kushton mesatarisht sa 10.2 për qind e vlerës së saj, ndërsa në vendet e tjera të rajonit treguesi luhatet nga 3.1 në 5.2 për qind.

Dekadën e fundit, Shqipëria ka ndërmarrë një sërë masash për të ulur kostot e biznesit. Por sic tregojnë dhe shifrat e Bankës Botërore, të paktën në pjesën burokratike dhe atë proceduriale bizneseve në Shqipëri u duhet të paguajnë më shumë në raport me të ardhurat se sa ato të vendeve fqinje.

Related Articles

Comente

  1. Sa qesharake! Ne ShBA (psh, New York), nese hapo business si individ ose partnership (ortaki) kostoja e hapjes eshte zero ($0,00), kurse lidhja ne rrjetin elektrik behet nga kompania elektrike, natyrisht pa pagese. Poashtu lidhja ne rrjetin telefonik eshte pa pagese. Nese do te inkorporohesh, avokati si rregull kushton $750,00, qe perfshine edhe “filing fee” qe eshte $135,00. Te tjerat jane njesoj sikur me siper. Natyrisht qe kjo e ben shume te lehte hapjes se business-it privat. Mbyllja e business-it privat, poashtu eshte pothuajse pa kurrefare kostoje — vetem myll deren dhe merr fund business-i.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button