🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,446 ▲1.62%
DOW 45,779 ▲1.24%
NASDAQ 21,241 ▲2.15%
NAFTA 104.57 ▲1.64%
ARI 4,645 ▲1.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,162 ▼ -0.28% ETH $2,069 ▲ +0.23% XRP $1.3200 ▼ -1.7% SOL $81.3600 ▼ -3.25%
S&P 500 6,446 ▲1.62 % DOW 45,779 ▲1.24 % NASDAQ 21,241 ▲2.15 % NAFTA 104.57 ▲1.64 % ARI 4,645 ▲1.92 % S&P 500 6,446 ▲1.62 % DOW 45,779 ▲1.24 % NASDAQ 21,241 ▲2.15 % NAFTA 104.57 ▲1.64 % ARI 4,645 ▲1.92 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Sa ndikon konflikti në LM-me në shportën e konsumit të vendeve të Ballkanit Perëndimor?

Shporta e konsumit në vendet e Ballkanit Perëndimor shënon rritje të vazhdueshme, nxitur gjithashtu nga rritja e çmimeve të karburanteve për shkak të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, sipas të dhënave të institucioneve përkatëse të vendeve.

Rritja e çmimeve të naftës dhe derivateve ndikojnë drejtpërdrejt në kostot e transportit dhe prodhimit, duke rritur më tej çmimet e produkteve dhe shërbimeve bazë. Vlera e shportës së konsumit përcaktohet më së shumti nga organizatat sindikale, ku llogaritjet zakonisht bëhen mbi bazën e një familjeje katër anëtarëshe.

Në kuadër të kësaj metodologjie përfshihen kostot bazë mujore, si ushqimi, banimi, higjiena, transporti publik, veshjet dhe këpucët, shpenzimet për shëndetin si dhe mjetet minimale të nevojshme për aktivitetet kulturore.

Anadolu ka përpiluar të dhënat nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

– Shqipëria

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Republikës së Shqipërisë (INSTAT), indeksi i çmimeve të konsumit (IÇK) për shkurt 2026 tregon se çmimet mesatare të konsumit janë rritur me 2,5 për qind krahasuar me shkurt 2025.

Ndërsa krahasuar me janar 2026, çmimet janë rritur me 0,5 për qind.

Rritja vjetore e çmimeve në shkurt 2026 u ndikua kryesisht nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 5,3 për qind, pasuar nga “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,3 për qind, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 4,2 për qind, “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 2,4 për qind, “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 2,3 për qind, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,2 për qind secili, “Shërbimi arsimor” me 1,9 për qind, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,7 për qind, etj.

Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të 2025, paga mesatare bruto mujore për një të punësuar në Shqipëri ishte 86.984 lekë (rreth 756 euro).

– Kosova

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është më i lartë për 6 për qind në shkurt 2026 krahasuar me shkurtin e vitit 2025.

Inflacioni mujor është 0,6 për qind në shkurt 2026.

Kjo shpjegohet kryesisht me rritjen e çmimeve të artikujve të konsumit gjatë kësaj periudhe: shërbime të tjera të lidhura me mjetet personale të transportit (42,5 për qind); bileta ajrore (39 për qind); furnizimi me ujë dhe shërbime të tjera të lidhura me banimin (33,4 për qind); karburante të forta, dru zjarri, peletë etj. (16,8  për qind); fruta (16,4  për qind); mirëmbajtja dhe riparimi i mjeteve personale të transportit (15,1  për qind), ndër kategoritë me rritjen më të madhe.

Sipas vendimit në fund të vitit të kaluar, paga minimale prej 350 eurosh u rrit në dy faza në Kosovë, ku nga 1 janari 2026 arrin 425 euro ndërsa nga 1 korriku i të njëjtit vit do të arrijë 500 euro në muaj.

– Maqedonia e Veriut

Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), vlera e shportës minimale sindikale për muajin mars 2026 është 67.818 denarë (rreth 1.097 euro).

Me një apartament të marrë me qira prej 60 metra katrorë për muajin mars, shuma arrin 83.193 denarë (rreth 1.348 euro).

Për më tepër, çmimi i Eurodiesel BS (D-E V) në të njëjtën periudhë është 92,50 (denarë/litër) (rreth 1,5 euro).

“A do të përmirësohet jeta e punëtorëve maqedonas nëse LSM ndalon llogaritjen e vlerës së shportës minimale sindikale dhe a do të jenë të kënaqur me pagat e tyre siç përpiqen ta prezantojnë përfaqësuesit qeveritarë?”, thonë nga LSM-ja.

LSM-ja më parë ka organizuar protesta dhe bllokime në lokacione të ndryshme duke kërkuar rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe një rritje prej 100 euro për të gjitha pagat e tjera.

Paga minimale neto në Maqedoninë e Veriut duhet të bëhet 1.667 denarë më e lartë se 24.379 denarët aktualë (rreth 395 euro) dhe do të arrijë në 26.046 denarë (rreth 422 euro).

​​​​​​​- Serbia

Në Serbi, shporta mesatare e konsumit është 106.194 dinarë (rreth 903 euro), sipas të dhënave më të fundit.

Paga mesatare neto në janar 2026 ishte 118.429 dinarë (rreth 1.007 euro), por më shumë se 60 për qind e të punësuarve nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për ta mbuluar këtë shumë.

Për më tepër, pothuajse shtatë nga dhjetë të punësuar kanë pagë më të ulët se mesatarja ndërsa paga mesatare mediane është rreth 92.671 dinarë (rreth 788 euro) që tregon diferenca të konsiderueshme të të ardhurave.

Të dhënat gjithashtu tregojnë se një në pesë banorë të vendit rrezikohet nga varfëria, në kushte të thellimit të hendekut mes të pasurve dhe të varfërve.

Që nga 1 janari 2026, paga minimale në Serbi është përcaktuar në 371 dinarë për orë pune, që për muajin mars me 176 orë pune arrin rreth 65.296 dinarë (rreth 555 euro).

– Mali i Zi

Sipas të dhënave më të fundit të Qendrës për Edukim, Informim dhe Studime Sindikale pranë Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Malit të Zi (USSCG), shporta sindikale e konsumit për tremujorin e katërt të 2025 është 2.045 euro për një familje katër anëtarëshe.

Kjo shumë është rritur për 195 euro krahasuar me të dhënat fillestare të publikuara dy vite më parë, që përfaqëson një rritje prej rreth 10,5 për qind.

Në krahasim me tremujorin e mëparshëm, vlera e shportës është për rreth 30 euro më e ulët, për shkak të uljes së kostove për produktet ushqimore dhe arsimin dhe kulturën ndërsa kostot për banim dhe shërbime komunale si dhe për higjienë personale dhe kujdes shëndetësor shënojnë rritje.

Sipas përfaqësuesve sindikalë, për të përmbushur këtë shportë konsumatore nevojiten më shumë se dy paga mesatare në vend, që tregon kostot e larta të jetesës në krahasim me të ardhurat e punëtorëve.

Paga minimale për punonjësit me arsim të mesëm është 600 euro ndërsa për punonjësit me diplomë universitare, paga minimale është 800 euro.

– Bosnjë – Hercegovina

Sipas të dhënave të Federatës së Sindikatave të Pavarura të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), shporta sindikale e konsumit për një familje katër anëtarëshe në shkurt 2026 është 3.300 marka konvertibile (KM) (rreth 1.686 euro).

Paga mesatare e paguar në Federatën e BeH për dhjetor 2025 ishte 1.664 KM (rreth 850 euro) ndërsa paga minimale sipas vendimit të Qeverisë është 1.027 KM (rreth 525 euro). Me pagën mesatare shporta sindikale mbulohet 50,42 për qind ndërsa me pagën minimale 31,12 për qind.

Sindikatat theksojnë se këto shifra tregojnë se një pjesë e madhe e punëtorëve ende nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet bazë të jetesës, veçanërisht në kushte të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve bazë në vend.

Qeveria e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës ka vendosur pagën minimale për 2026 në shumën neto prej 1.027 KM (rreth 525 euro).​​​​​​​   /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.