☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.04 ▲0.16%
ARI 4,584 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,653 ▲ +0.65% ETH $2,065 ▲ +1.36% XRP $1.3254 ▼ -2.1% SOL $83.5700 ▲ +0.23%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.04 ▲0.16 % ARI 4,584 ▲0.58 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.04 ▲0.16 % ARI 4,584 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Sabit Pacolli dyshohet në Suedi se zhvati miliona € nga shoqatat e strehimit. Rreagon Pacolli

Sabit Pacolli, zyrtar i AKR’së dhe biznesmen në Lipjan, po akuzohet se ka përvetësuar mbi dyqind milionë korona (mbi 22.4 milionë euro). Sipas “Sydsvenskan”, Pacolli si Kryetari i Shoqatës së Strehimit në Malmo po dyshohet se një pjesë e parave të dhëna nga shteti suedez për strehimoret i përvetësoi.

Sipas “Sydsvenskan”, Kryetari i Shoqatës së Strehimit, Sabit Pacolli kishte udhëtuar në Kosovë. Kishte ndërtuar një fabrikë luksi dhe vila luksoze.

I njëjti portal ka publikuar një fotografi të Sabit Pacollit me Zëvendëskryeministrin e Parë, Behgjet Pacollin.

Sabit Pacolli kishte përkrahur në garën e fundit Imri Ahmetin e LDK’së. Para këtyre zgjedhjeve, ai kishte kandiduar për Kryetar të Lipjanit, shkruan Express. “Kompania HSB është grabitur, ndërsa, Kryetari ka ndërtuar një fabrikë dhe vilë luksoze në Kosovë”, shkruan në titullin e medias suedeze, e cila si fotografi ilustruese e ka Sabit Pacollin.

Por biznesmeni Sabit Pacolli ka reaguar pas shkrimit të gjatë hulumtues në një gazetë suedeze, e cila shkruan për mashtrimin milionësh të kosovarit me renovimet e banesave të vjetra. Në një reagim në FB, pas publikimit në Express të hulumtimit të gazetës suedeze. Pacolli ka thënë se s’e nuk ka keqpërdorur asnjë euro derisa ka thënë se shpejt e vërteta do të dalë. “Është artikull i rremë”, ka thënë Pacolli, në një reagim me video ne FB. “Kurrë në jetën time nuk kam bërë veprime kriminale as nuk kam mashtruar dikënd. Ata që me njohin mua kush unë jam. Është lajm i rrejshëm. Shumë shpejt ka me ardh e vërteta për këtë rast”, ka thënë ai. “Këto ditë në mediume të ndryshme po qarkullon një lajm i rremë se unë kam keqpërdorur fondin e shoqatës e të cilës jam Kryetar. Sabit Pacolli në regjistrin e krimit të Suedisë është i pastër si loti. Unë e njoh vetën time, karakterin tim, dhe rolin të cilën e kam pasur. Unë asnjëherë as edhe 10 euro të buxhetit nuk kam keqpërdorur kurrë, sepse ashtu kam qenë i edukuar. E vërteta së shpejti do të del në shesh, dhe avokati im është duke përgatitur padi për secilin njeri që ka shpifur për mua”, ka reaguar Pacolli, në FB.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.