🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,935 ▲0.71%
DOW 48,439 ▲0.46%
NASDAQ 23,457 ▲1.18%
NAFTA 93.92 ▼5.21%
ARI 4,818 ▲1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,739 ▲ +3.88% ETH $2,342 ▲ +5.46% XRP $1.3707 ▲ +2.38% SOL $85.5900 ▲ +2.89%
S&P 500 6,935 ▲0.71 % DOW 48,439 ▲0.46 % NASDAQ 23,457 ▲1.18 % NAFTA 93.92 ▼5.21 % ARI 4,818 ▲1.07 % S&P 500 6,935 ▲0.71 % DOW 48,439 ▲0.46 % NASDAQ 23,457 ▲1.18 % NAFTA 93.92 ▼5.21 % ARI 4,818 ▲1.07 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kosova

Sabri Hamiti “shkarkohet”, Vjosa Osmani përjashtohet

Nga LDK shumë shpejt do të bëhet publike lista me emrat e anëtarëve të Kryesisë, listë e kjo e cila do të jetë e përbërë nga figura të reja të partisë.

Sipas një burimi të Bota press brenda LDK-së, kryetari Isa Mustafa ka vendosur që për nënkryetar të partisë të emëroj figurat kyçe në LDK, siç janë Haki Rugova, Agim Veliu e Lutfi Haziri. Që të tre këta emra që shumë shpejt pritet të emërohen si nënkryetar të LDK-së, janë kryetar në komunat nga të cilat vijnë.

Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbajtjes së Kuvendit të VIII-të, zgjedhjes së kryetarit dhe të Këshillit të Përgjithshëm, tashmë është në fazën finale edhe të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të kryesisë.

Vjosa Osmani jo vetëm se nuk është përfshirë në Këshillin e Përgjithshëm, por ajo më nuk do të jetë as pjesë e kryesisë së LDK-së.

Kështu po sipas këtij burimi, as Sabri Hamiti nuk do të jetë më nënkryetar i LDK-së.

Brenda kryesisë do të ketë edhe ndryshime të tjerë. Sipas këtij burimi në kryesi do të jenë pesë emra të rinj, të cilët deri më tash nuk kanë qenë pjesë e kryesisë së LDK-së. Anëtarë të kryesisë pritet të jenë edhe ministri Avdullah Hoti, deputeti Sadri Ferati dhe kryetari i Ferizajt Muharrem Sfarqa.

Pjesë e kësaj liste besohet se do të jete Ismet Beqiri, i cili duket se sërish do ta mbajë postin e sekretarit të përgjithshëm të partisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.