Samaras: Dalim përfundimisht nga memorandumi
Kryeministri Antonis Samaras ka hedhur poshtë çdo diskutim për një memorandum të ri. Në një intervistë që publikohet të përjavshmen Real News, Samaras deklaron se vendi nuk ka më nevojë për huara të reja dhe se trojka do të largohet në përfundim të prgramit aktual. Të gjitha këto, falë ristrukturimit të ri të borxhit që pritet të bëhet, ecurinë e mirë të planit për daljen në tregjet financiare dhe përmirësimin fiskal, me ç’rast do të fillojnë që sivjet lehtësimet tatimore dhe do të shtohen këstet e shlyerjes së detyrimeve ndaj shtetit.
“Greqia nuk nevojitet huara të reja. Dhe nuk do të mund të nënshkruante një memorandum të ri për para që nuk i nevojitet. Me përfundimin e programit trojka do të largohet. Ashtu siç u bë në Irlandë dhe në Portugali. Ajo që na intereson është që të përfundojë programi dhe të bëhemi sërish një vend normal”, thekson Samaras.
Në intervistë, Kryeministri sulmon SYRIZA-n duke thënë se politikat që predikon shpien automatikisht në një memorandum të ri, me kushte më të rënda dhe thkson se “zoti Tsipras rikthehet te parrulla “para ekzistojnë” që na solli në këtë gjendje. Janë premtime populiste që shpien matematikisht në një memorandum të ri. Ne po dalim nga memorandumi përfundimisht dhe nuk do të kemi më nevojë për huara. Ky është ndryshimi ynë bazik me SYRIZA-sn”.
Duke iu referuar taksës mbi pasurinë e patundshme (ENFIA), Samaras theksoi se nuk e ka fajin Sturnaras (ministri i mëparshëm i financave) për gabimet në taksën në fjalë, i cilësoi si të një rëndësie të vogël diskutimet dhe “shpërthimet”, siç tha, të deputetëve të Demokracisë së Re dhe i ofron mbështetje ministrit aktual të financave, Harduvelis.
“Taksa mbi pasurinë e patundshme po reduktohet çdo vit për më të shumtët, do të vazhdojë të ulet dhe tashmë po paguajnë të gjithë. Ajo që me të vërtetë e bën të pambajtshme barrën, është se koincidoi me taksa të tjera. Dhe se u paguan për dy vjet aq taksa sa nuk ishin tre vitet e mëparshme. Mirëpo kjo po merr fund”, nënvizon kryeministri.
Antonis Samaras u paraqit optimist për ristrukturimin e ri të borxhit, gjë që siç tha, do t’i japë një shtyrje të re investimeve dhe rimëkëmbjes.
“Greqia do të marrë çertifikim për qëndrueshmërinë e borxhit. Përndryshe, në mënyrë jozyrtare, jan ë të shumtë ata që e konsiderojnë të qëndrueshëm, tregjet ndërkombëtare faktikisht po e pranojnë këtë, agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit gjithashtu, dhe së shpejti do të ketë edhe çertifkim zyrtar”, thotë shprehimisht Samaras.
Për zgjedhjen e presidentit të Republikës, iu shmang përmendjes së emrave, por theksoi se është më e mundshme se sa gjashtë muaj më parë gqumbullimi i 180 votave të nevojshme dhe parashikoi se për dy muaj do të jetë akoma më shumë e mundshme, ndërsa i cilësoi si mizerabilitete deklaratat e SYTIZA-s për blerje apo shantazhim deputetësh me qëpllim që të mbështesin përzgjedhjen qeveritare. “Dhe vetëm që e thanë diçka të tillë, është mizerabilitet, e ndyrë dhe ofenduese për deputetët grekë. Përpiqen të terrorizojnë deputetët kështu që mos të zgjidhet deputeti. Terrorizmi i SYRIZA-s nuk kalon; thjesht ul në mënyrë të palejueshme nivelin e jetës tonë politike”, thekson kryeministri Samaras.