Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.25 ▲1.62%
ARI 4,566 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,611 ▲ +1.45% ETH $2,059 ▲ +2.85% XRP $1.3579 ▲ +1.63% SOL $84.3400 ▲ +2.35%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.25 ▲1.62 % ARI 4,566 ▲0.92 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.25 ▲1.62 % ARI 4,566 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Samiti i Berlinit, Rama takon homologët

Në takimin informal të Dubrovinkut mungonte vetëm Kryeministri serb

edi-ramaAshtu siç kishte njoftuar ditë më parë, dje pasdite, Kryeministri Edi Rama është takuar me homologët e tij në rajon, Kryeministrin e Kroacisë, atë të Malit të Zi, si dhe me kreun e qeverisë së Bosnjë-Hercegovinës. Takimi mes katër krerëve të qeverive, që do të marrin pjesë në samitin e Berlinit më 28 gusht, u mbajt në Dubrovnik. Vetë Kryeministri Rama, nëpërmjet një fotoje të postuar në rrjetin social Twitter, ka dhënë dhe detaje në lidhje me këtë takim, i cili mbahet për një unifikim të qëndrimit të pesë vendeve të rajonit që do të jenë pjesë e samitit në Berlin. Ashtu siç shihet edhe nga fotoja e publikuar në rrjetin social Facebook, vihet re mungesa e Kryeministrit të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Serbia është një nga vendet që nuk e ka pritur mirë vendimin e kancelares gjermane, Anxhela Merkel për përmbylljen e punimeve të samitit të Berlinit me kreun e qeverisë shqiptare. Referuar mediave gjermane u përfol se kreu i qeverisë së Serbisë është shprehur kundër këtij vendimi me arsyen e vetme që Kryeministri Rama nuk mund të përfaqësojë vendet e rajonit. Vende që u përfolën për kundërshtimin e vendimit të Merkelit ishin dhe Sllovenia dhe Kroacia, ndonëse Kryeministri kroat ishte dje i pranishëm në takim me Ramën. Nëpërmjet një statusi në Twitter, Rama ka njoftuar edhe përfundimin e takimit, i cili mësohet se ka zgjatur pak orë, ku Rama shkruan se është në rrugën e kthimit drejt Tiranës pas takimit, ku u unifikua pozicioni i Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, në konferencën e Berlinit. “Pas takimit të Dubrovnikut, ku u unifikua pozicioni i Kroacisë, Malit të Zi e Bosnjë-Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës në Konferencën e Berlinit”, shkruan Rama në postimin e tij tw shoqwruar dhe me një foto. Në takimin e djeshëm të Dubrovnikut synohej përgatitja dhe  koordinimi mes këtyre katër shteteve para samitit të Berlinit, ku kancelarja e Gjermanisë, Anxhela Merkel, ka mbledhur liderët e vendeve të Ballkanit më 28 gusht. Rama, në një postim në rrjetet sociale, më herët e cilësonte këtë takim si “kohë e re për Ballkanin”. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Kroacia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova kanë unifikuar pozicionin e tyre në lidhje me Konferencën e Berlinit që do të mbahet më 28 gusht nën drejtimin e kancelares gjermane Anxhela Merkel.

Kryediplomati Bushati: Është një takim i rajonit nën patronazhin gjerman

Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, në kuadër të samitit të Berlinit për Ballkanin që pritet të mbahet më 28 gusht, ka deklaruar se roli i veçantë i mbledhjes së kryeministrave, ministrave të Jashtëm dhe atyre të Ekonomisë në Berlin ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve. “Kjo është një konferencë, e cila po organizohet nga Gjermania në lidhje me Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e një pjese të vendeve anëtare të BE-së, vende të cilat kanë një peshë specifike në rajonin tonë. Është një takim ndërmjet rajonit dhe BE-së nën patronazhin gjerman, që synon për të stimuluar një proces për të përforcuar bashkëpunimin rajonal ndërmjet vendeve tona me synim afrimin e tyre drejt Bashkimit Europian”, ka thënë Bushati në një intervistë në “A1 Report”. Ministri i Jashtëm ka konsideruar vlerësim faktin që kancelarja gjermane Merkel ka zgjedhur Kryeministrin Rama për të mbyllur punimet e konferencës. “Shqipëria është një vend që këtë vit ka marrë statusin e vendit kandidat, dhe kjo përbën lajm në raport me vendet e tjera të rajonit. Është një vend që ka demonstruar një vullnet të qartë dhe vokacion europian për sa i përket politikës së jashtme në njehsimin e qëndrimeve me BE-në për të gjitha krizat ndërkombëtare, e sidomos për rastin e Ukrainës, dhe raportin e BE-së të tendosur disi me Rusinë. Gjithashtu Shqipëria është një spirancë stabiliteti demokratik në rajon, ku rrezen e saj të veprimit e ka përdorur në funksion të stabilitetit demokratik të rajonit dhe avancimit të rajonit, jo thjesht në procesin e integrimit europian, por me procesin e ripajtimit”, tha kryediplomati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.