Ekonomia

Samiti i energjisë, Gjiknuri fton investitorët e huaj të bëhen pjesë e kërkimit të naftës

Në Tiranë nisi të martën samiti dyditor “Albania Oil, Gas & Energy 2015″ me pjesmarrjen e disa prej kompanive më të njohura botërore në fushën e energjisë.

samiti-e1426589583366Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri duke prezantuar potencialet që ka vendi ynë, ftoi investitorët e huaj të bëhen pjesë e kërkimit të naftës, duke shfrytëzuar edhe avantazhin që ofron Shqipëria, sa i takon kuadrit ligjor, klimës ndaj biznesit si dhe lehtësive fiskale që ofrohen për investitorët e huaj.

Në hapje të punimeve të këtij samiti dy ditor, Energjisë dhe Industrisë, Dorian Duçka tha se Shqipëria ka depozitat më të mëdha të naftës dhe ne besojmë se do të sjellim investitorë të huaj duke e kthyer këtë potencial në realitet.

Ai vuri në dukje se me reformat që po ndërmerr qeveria këto burime natyrore do të kthehen në bekim, duke sjellë punësim e mirëqënie. “Na duhen reformat e duhura ligjore, udhëheqja e duhur dhe lehtësira e stimuj që t’i kthjemë këto mundësi në realitet”, deklaroi Duçka.

Samiti ka për qëllim të promovojë burimet natyrore të vendit dhe të njohë investitorët e huaj me procedurat e reja, përmes të cilave Qeveria synon t’i japë për kërkim apo shfrytëzim zonat e lira të naftës dhe gazit.

Pjesë e samitit do të jenë kompanitë “SOKAR”, “SHELL”, “BP”, “Ekson Mobil”, “Anadarko”, “ENI”, “Fluksis”, “NIS” e “Repsol”.

Në total numërohen 13 blloqe të lira të naftës dhe gazit në vend. Ato janë të shtrirë në zona të ndryshme dhe për të gjitha janë kryer kërkime të mëparshme, ku është konkluduar se ka potencial për rezerva.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button