☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.04 ▲0.16%
ARI 4,584 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,653 ▲ +0.65% ETH $2,065 ▲ +1.36% XRP $1.3254 ▼ -2.1% SOL $83.5700 ▲ +0.23%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.04 ▲0.16 % ARI 4,584 ▲0.58 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.04 ▲0.16 % ARI 4,584 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Politika

Samiti i Triestes, Hahn: Ja çfarë do diskutojmë për Ballkanin Perëndimor

Disa ditë pasi zyrtari amerikan Brian Hoyt Yee deklaroi se Ballkanit Perëndimor do t’i duhen 30 vjet për të hyrë në BE, komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, jep sinjale të tjera.

Në një intervistë për revistën “CorD”, referuar nga “B92”, Hahn deklaron se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është i padiskutueshëm.

“Perspektiva e BE-së për Ballkanin Perëndimor është e padiskutueshme dhe e vendosur”, shprehet Hahn që shton se ky është një vullnet politik konsensual i liderëve të unionit.

Ai ka dalë hapur me idenë e një Hapësire Ekonomike Rajonale, e cila është propozuar nga presidenti serb Vuçiç në kuadër të Porcesit të Berlinit, duke nënvizuar se kundërshtitë e disa vendeve në rajon mund të provokojnë pakënaqësi me Berlinin.

“Në Trieste ne do të flasim për lidhjen ekonomike, si të thyejmë barrierat për tregëtinë, por edhe për investimet dhe biznesin. Koncepti i Hapësirës Ekonomike Rajonale do të japë shtysë të fortë për zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit dhe do ta përgatisë Ballkanin Perëndimor për tregun e brendshëm”, shprehet Hahn.

Më tej komisioneri ka shprehur mendimin se propozimi gjerman Berlin Plus, për fonde shtesë për investime infrastrukturore ndërnacionale, është i mirë por financime të tilla nuk mund të kenë efekt pa reforma strukturore.

Procesi i Berlinit është sipas Hahn pjesë e rrugëtimit të çdo vendi në rajon drejt BE-së, duke i dhënë kështu nismës gjermane karakterin e një politike zyrtare të BE-së drejt rajonit tonë.

Anëtarësimi, shtoi Hahn, është çështje kriteresh të qarta dhe përmbushja e tyre nga vendet aspirante është kyçe për vetë kredibilitetin e procesit të zgjerimit të mëtejshëm të BE-së. Çka në thelb duket sikur i jep të drejtë zyrtarit amerikan, i cili thjesht ishte më i hapur.

1 Koment

  • shqip 08 July 2017, 11:42

    Hahn.Shqiperia vitin tjeter 2018 do te jete ne BE ne qofte se pastrohen hajduterite dhe Kriminelet shqipetare.Nuk ka politikane ne shqiperi qe ta bejne kete pastrim,SHBA dhe BE ta bejne pastrimin.Shqipetaret po presin

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.