09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
☁️
Tiranë 15°C · Vranët
S&P 500 6,702 ▼0.56%
DOW 47,067 ▼0.92%
NASDAQ 22,340 ▼0.21%
NAFTA 95.96 ▲5.57%
ARI 5,103 ▼1.07%
Breaking
Teknologji

Samsung Galaxy Note 4 prej sot, në tregjet botërore

samsung-galaxy-note-4-prej-sot-n-euml-tregjet-bot-euml-rore_hdSamsung ka njoftuar se modeli i saj më i ri i fabletit Samsung Galaxy Note 4 do të fillojë të shitet në një numër vendesh sot, duke përfshirë tregjet e mëdha sikurse SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Kina, Gjermania, Franca, Malajzia, Afrika e Jugut, India dhe Italia.

Kompania ka thënë gjithashtu se Samsung Galaxy Note 4 do të fillojë të shitet edhe në vende tjera të botës, edhe pse kompania koreane nuk e ka dhënë listën e plotë të vendeve të tjera, në të cilat së shpejti do të gjendet në shitje fableti i saj më i ri.

Tashmë dihet se fableti i Samsung vjen me disa specifika mbresëlënëse, të cilat përfshijnë ekranin me diagonalen prej 5,7” në cilësinë Quad HD me një rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve.

Galaxy Note 4 është mbështetur në procesorin e fuqishëm nga Qualcomm, quad core 2.7GHz Snapdragon 805, si dhe grafikat e GPU Adreno 420 dhe 3GB RAM.

Kamera e Samsung Galaxy Note 4, në anën e pasme të fabletit ka 16MP dhe sjell funksionet e një aparati fotografik me një gamë të karakteristikash të përparuara, ndërsa në pjesën e përparme të pajisjes është kamera me 3.7MP.

Note 4 i ri vjen me dy opsionet e hapësirës së brendhsme, përkatësisht me mundësinë e zgjedhjes mes 32GB ose 64GB, të përcjellur edhe me lapsin digjital Samsung S-Pen, plus Android 4.4.4 Kitkat.

Fableti i Samsung do të jetë në dispozicion në SHBA dhe Britani të Madhe që nga sot. Mbetet të shihet nëse Note 4 do të jetë më i famshëm sesa modelet paraprake të fabletëve të Samsung.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.