Teknologji

Samsung goditet nga konkurrenca e madhe

samsung-goditet-nga-konkurrenca-e-madhe_hdSamsung nuk ka shitur aq shumë telefona të mençur siç kishte pritur, dhe tani kompania ka lëshuar një tjetër udhëzues për të ardhurat për tremujorin e tretë të vitit.

Samsung ka thënë se të hyrat e kompanisë për tremujorin e tretë të vitit mund të bien deri në 4 miliardë dollarë, shifër kjo e cila paraqet një rënie prej 60 për qind nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Samsung i cili ka qenë krijuesi më i madh i pajisjeve mobile në Android tani po përballet me konkurrencën nga krijuesit e tjerë të telefonave të mençur mobil, dhe kompania po përballet me rritjen e konkurrencës nga modelet tjera të telefonave në Android të cilët kanë çmim më të ulët.

Përveç pajisje të lira në Android, Samsung është duke u përballur me konkurrencë të fortë edhe nga iPhone i ri, përkatësisht modelet e reja të telefonave të Apple, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Në ta kaluarën, Samsung ishte prodhuesi kryesor i fabletëve dhe telefonave me ekrane të mëdha, sikurse linja e Samsung Galaxy Note.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button