Ekonomia

SARED çel grantet për mbështetjen e bujqësisë në zonat e thella të Shqipërisë

Programi Gjermano-Danez ‘Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në zonat e Thella në Shqipëri’ (SARED), zbatuar nga GIZ ka çelur aplikimet (14 mars-30 Qershor 2016) për të gjithë fermerët e agro-përpunuesit në gjashtë qarqe, të vendit Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë, Elbasan dhe Berat, për të përfitur grante deri 75% te vlerës së investimit në sektorin e bujqësisë.

Burime nga SARED bëjnë të ditur se mbështetja e Skemës së Grantit SARED do të ofrohet në tre drejtime kryesore; Mbarështimi i blegtorisë së imët (ripërtypësit e vegjël), pemët frutore dhe arrorët, bimët aromatike dhe mjekësore. Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen në dy kopje, vetëm personalisht në zyrat e SARED në zyrat e Drejtorive Rajonale të Bujqësisë në rajonet përkatëse gjatë orëve normale të punës në një zarf duke shënuar mbi të emrin e aplikantit dhe sektorit për të cilët paraqitet aplikimi.

Sektorët e mbështetur me grante nga SARED Për investimet në Fermë, shuma totale e investimeve që duhet të aplikohet është nga 400.000 Lekë deri në 3.500.000 Lekë Për investime jashtë Ferme (Mbledhja / përpunimi / marketingu i produkteve bujqësore) shuma totale e investimeve që duhet të aplikohet është nga 700.000 Lekë deri në 10.000.000 Lekë. Per përfituesit shuma financiare e grantit bazë do të jetë kryesisht midis 50% – 65% e shpenzimeve totale të investimit.

Granti paguhet në llogarinë bankare të përfituesit vetëm pas përfundimit të investimit për të cilin aplikuesi është pajisur me kontratë. Bujqësia është shumë e rëndësishme dhe një sfidë komplekse në kuadër të aderimit të Shqipërisë në BE, ndaj nuk është rastësi që Bashkimi Evropian po mbështet bujqësinë shqiptare. Programi SARED i kushton vëmendje mbështetjes së garve dhe të rinjve të cilët investojnë në sektorin rural. Zhvillimi i zonave të thella veriore të vendit synon të përmirësojë jetën e banorëve në këto zona si dhe të riktheje banorët të punojnë tokat e tyre, përmes mbështetjes financiare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button