Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 92.14 ▲4.55%
ARI 4,372 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,637 ▼ -0.22% ETH $2,150 ▲ +0.18% XRP $1.4105 ▼ -0.98% SOL $91.2700 ▲ +1.3%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 92.14 ▲4.55 % ARI 4,372 ▼0.8 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 92.14 ▲4.55 % ARI 4,372 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Sejko për FMN: Këshillat e institucionit, vendimtare për konvergjencën e EQLJ

Roli i qeverisjes dhe institucioneve në rritjen e mirëqenies dhe përballimin e situatave të vështira në Europën Qëndrore, Lindore dhe Juglindore  ishin në fokus të konferencës së nivelit të lartë të mbajtur në Dubrovnik të Kroacisë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko mori pjesë  edhe në tryezën e diskutimit, organizuar nga Drejtorja e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde. Në fjalën e tij ai vlerësoi kontributin e FMN në vendet e Europës Qëndrore, Lindore dhe Juglindore për realizmin e reformave.

“FMN-ja ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në rajonin e EQLJ-së. Programet dhe këshillat  e FMN-së kanë qenë vendimtare në vendosjen e rajonit në rrugën e duhur, nga tranzicioni drejt konvergjencës. Për më tepër, FMN-ja ka vazhduar të luajë rolin e rregullatorit sa herë që vendet e këtij rajoni janë përballur me vështirësi ekonomike dhe financiare”, tha Guvernatori.

Ai ju referua rastit të fundit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe FMN , e cila u konsiderua si një domosdoshmëri dhe zbatimi i saj përfundoi me sukses.

Për sa i përket rolit të FMN-së në të ardhmen, Guvernatori u shpreh se ky rol  mund të jetë më fleksibël dhe më efecient, duke kontribuar në forcimin e masave parandaluese të krizave të mundshme dhe në arritjen e objektivave finalë.

Konferenca

Konferenca “Ripërshpejtimi i konvergjencës në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore  – roli i qeverisjes dhe institucioneve” u organizua nga Banka Kombëtare e Kroacisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Përveç përfaqësuesve të lartë të FMN, në këtë konferencë merrnin pjesë rreth 30 guvernatorë dhe ministra të financave nga vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore , si dhe përfaqësues nga Komisioni Evropian, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, dhe nga institucione të tjera financiare dhe bota akademike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.