Kronika

SEPCA, Çako: Bashkëpunimi mes institucioneve policore, sfidë e rëndësishme

Në Tiranë po zhvillon punimet asambleja e Shoqatës së Shefave të Policisë së Europës Juglindore, SEPCA, presidencën e radhës të së cilës e ka Shqipëria.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako tha se bashkëpunimi i shumëanshëm nëpërmjet institucioneve policore është sfidë e rëndësishme.

“Bashkëpunimi i shumëanshëm nëpërmjet institucioneve policore që përfaqësojmë është dhe mbetet sfidë e rëndësishme për sot dhe të ardhmen. Të pafundme janë sfidat që na presin në të ardhmen po mendoj që vetëm duke i perceptuar dhe përballuar së bashku dhe me besim te njëri-tjetri do kemi mundësi t’i përballojmë denjësisht dhe realisht”, tha z. Çako.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button