☁️
Tiranë 10°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
SOL $83.3700 ▲ +1.5%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Serat me ngrohje- Në shtator, aplikimi i fermerëve për financimin e naftës

Sera-ne-fshatin-Petove-Fier-Bujqesi-Foto-ARKIV-ATSH-525x350Në datën 1 shtator nis aplikimi i fermerëve në Agjencinë e Pagesave, për mbështetjen e prodhimit në sera me ngrohje qëndrore, përmes financimit në masën 50% të kostos së lëndës djegëse.

Të gjithë fermerët që kultivojnë prodhimet e tyre në serat me ngrohje do të mund të aplikojnë deri më datën 31 tetor për të përfituar naftë me kosto 40% më lirë se tregu.

Ministria e Bujqësisë e njoftoi këtë nismë tre muaj më parë si mbështetjen kryesore që do të synojë rritjen e prodhimit bujqësor vendas. Sipas kësaj skeme parashikohet që për çdo 1 dynym serë me ngrohje, fermerët do të përfitojnë 100 mijë lekë. Inkurajimi i prodhuesve që kultivojnë produkte bujqsore në serat me ngrohje, pritet të zgjerojë aktivitetin ndërsa skema e mbështetjes me naftë 40% më lirë vjen si një premtim i mbajtur për mbështetje me naftë pa akcizë të prodhimit bujqësor vendas.

Ministria e Bujqësisë është shprehur vazhdimisht në mbështetje të fermerëve dhe rritjes së prodhimit bujqësor vendas, duke siguruar komunitetin rural për masa të ngjashme që nxisin prodhimin dhe ulin koston. Prodhimi në sera është shndërruar në një nga mënyrat kryesore të prodhimit bujqësor vendas. Nëpërmjet kultivimit në sera mundësohet prodhimi jashtë sezonit, si herët në pranverë, ashtu edhe vonë në vjeshtë. Sot në vendin tonë llogaritet të jenë mbi 1mijë hektarë sera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.