Kosova

Serbia përpiqet ta heq qafe Kosovën nga bisedimet me BE-në

serbia-p-euml-rpiqet-ta-heq-qafe-kosov-euml-n-nga-bisedimet-me-be-n-euml_hdShefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, deklaroi se Serbia dëshiron që kapitulli 35, i cili do të jetë pjesë e gjithë procesit negociator për integrim në BE, të hapet sa më parë pa kritere shtesë.

“Por, kapitulli 35 ka asi karakteri dhe në kuadër të negociatave është definuar i hapur gjatë gjithë negociatave ndërmjet Serbisë e BE-së dhe përmes këtij kapitulli do të ndërthuren raportet tona me institucionet e ‘përkohshme’ të vetëqeverisjes në krahinë (siç u pëlqen zyrtarëve të Serbisë ta quajnë shtetin e Kosovës)”, i ka thënë Gjuric gazetës “Jedinstvo” të Prishtinës.

Serbia dëshiron të shmang që në këtë kapitull të mund të shfrytëzohet qasja e ashtuquajtur e shënjestrës në lëvizje, pikës shënjuese në lëvizje.

“Do të thotë, që diagrami i kritereve për hapjen ose më vonë mbylljen e kapitullit vazhdimisht të lëvizë. Prandaj ne po zhvillojmë bisedime të pandërprera me përfaqësuesit e Komisionit Evropian në përpjekje që bashkërisht të përkufizojmë mënyrën se si do të zhvillojmë negociatat mbi këtë kapitull, që Serbia të mos varet nga rrethanat politike në mes të shqiptarëve të Kosovës, përkatësisht nga gjendja në institucionet e përkohshme në Prishtinë”, ka thënë Gjuric

“Nëse Prishtina në një moment nuk është e gatshme që për diçka të bisedojë, të arrijë ujdi ose shtron kushte joreale kjo nuk duhet të jetë në dëm të integrimit evropian të Serbisë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Ai kësaj gazete i ka thënë së “Parku i paqes” në pjesën veriore të Mitrovicës do të mbetet dhe se për këtë marrëveshja është arritur në Bruksel.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button