🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,932 ▼ -0.42% ETH $2,041 ▼ -0.69% XRP $1.2899 ▼ -1.53% SOL $79.3100 ▼ -0.96%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Serbia sërish me ëndërra, harton platformë për ndarje të Kosovës në tri pjesë

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka bërë gati versionin përfundimtar të platformës së tij për Kosovën, apo siç thuhet krahinën jugore. nikoliqi

Dokumenti do të identifikojë gjendjen aktuale në Kosovë dhe thuhet se do të jetë detyrues. Platforma për Kosovën dhe Metohinë, i përgatitur nga presidenti Tomisllav Nikoliç, është afër versionit final dhe duhet të propozojë zgjidhje të përhershme të statusit për krahinën tonë jugore, raportojnë mediat serbe, transmeton portali “Infokusi”.

Dokumenti thuhet se është duke u përgatitur për muaj të tërë dhe do të përcaktojë pozicionin e provincës serbe duke njohur tri situata në terren: pjesën ku jetojnë shumica e serbëve, pjesa ku shqiptarët janë një shumicë dhe pjesën ku në shumicën e banuar me shqiptarë më herët thuhet se popullata serbe ishte më e shumta.

“Dokumenti i ri duhet të jetë propozimi i një zgjidhje të përhershme të statusit, në interes të të gjithëve që jetojnë në Kosovë dhe Metohi dhe qëllimi nuk është që dikush të dëmtohet”, kanë thënë zyrtarët e kabinetit të presidentit serb Nikoliç.

Plani i ri thuhet se do të sigurojë autonominë më të gjerë të mundshme për Kosovë dhe Metohi dhe nuk do të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës, dhe për këtë arsye nuk ka referendum. Qëllimi është që të ofrojë siguri ligjore në provincë.

Platformë do të jetë vizioni i Presidentit për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës dhe Metohisë. Duhet të jetë një pozicion i përbashkët i Presidentit dhe Qeverisë së Serbisë, dhe që duhet të ratifikohet në Kuvend.

Për Dokumentin thuhet se do të ketë konsultime edhe me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç,  ndërsa thuhet se do të vlerësohet se kur është koha e duhur për të dalë në publik. “Çështja e statusit të ardhshëm të Kosovës duhet të zgjidhet në bazë të parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare themelore, që përpiqet për një zgjidhje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Perkundër bisedimeve të shumta në mes përfaqësuesve të Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe përkundër deklarimeve të udhëheqësve tanë se Serbia na njohu de jure e de fakto, siç po shihet Serbia dhe udhëheqja e saj jo që nuk e njeh realitetin e ri në Kosovë dhe pavarësinë e Kosovës, por akoma po bënë plane për fatin e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.