☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.96 ▼0.89%
ARI 4,600 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,384 ▼ -0.67% ETH $2,055 ▼ -0.45% XRP $1.3205 ▼ -3.1% SOL $83.0700 ▼ -1.48%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.96 ▼0.89 % ARI 4,600 ▲0.94 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.96 ▼0.89 % ARI 4,600 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Serwer: Kosova nuk është vendi ideal për prezencë të përhershme ushtarake amerikane

Analisti amerikan Daniel Serwer ka reaguar ndaj rekomandimeve të Këshillit Atlantik të cilët kanë sugjeruar prani të përhershme amerikane në rajon, në kampin amerikan “Bondsteel”. Por, Serwer ua ka kontestuar këtë propozim duke thënë se ky kamp nuk është vendi ideal për këtë.

 “Do të isha i përgatitur ta marrë në konsiderim një prani të përhershme ushtarake amerikane në Europën Juglindore, por nuk mund të pajtohem që “Kampi Bondsteel është ideal për këtë qëllim.”

Nuk është. I mungon pista e gjatë prej 3048 metra dhe ndërtimi i saj do të ishte i vështirë duke pasur parasysh topografinë. Po ashtu nuk ka nevojë për diçka të tillë, pasi një F -16 nuk e njeh aq diferencën nga Aviano (në Italinë veriore), dhe Bondsteel’it” shkruan Serwer.

E ajo që është më e rëndësishme, sipas Daniel Serwer, një bazë amerikane kudo që të jetë ajo, duhet t’u shërbejë qëllimeve të Amerikës, që aktualisht janë të fokusuara nga Lindjen e Mesmen dhe në Afrikën Veriore.

“Ne kemi baza shumë më afër afër këtyre vendeve se sa Bondsteel’i. Pentagoni ka kohë që ka dashur ta mbyllë Bondsteelin, sepse nuk u shërben synimeve amerikane”

Serwer ka shkruar po ashtu se “mund të supozojmë se nuk do të jemi gjithmonë të mirëpritur në Kosovë. Kosovarët e rinj shqiptarë nuk e kuptojnë pse vendi i tyre nuk ka një armatë. NATO po shihet si një barrierë për të pasur atë. Disa ndërkombëtare mendojnë se Kosovës nuk i duhet një armatë sepse e ka praninë e NATO’s aty. Por, kjo nuk do t’u shitet gjatë qytetarëve të Kosovës. Më mirë të zgjidhet problemi se sa t’i presim të protestojnë” ka shkruar ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.