🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,423 ▲1.25%
DOW 45,635 ▲0.93%
NASDAQ 21,149 ▲1.7%
NAFTA 104.33 ▲1.41%
ARI 4,647 ▲1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,738 ▼ -1.33% ETH $2,056 ▼ -0.92% XRP $1.3149 ▼ -2.27% SOL $80.9200 ▼ -4.28%
S&P 500 6,423 ▲1.25 % DOW 45,635 ▲0.93 % NASDAQ 21,149 ▲1.7 % NAFTA 104.33 ▲1.41 % ARI 4,647 ▲1.96 % S&P 500 6,423 ▲1.25 % DOW 45,635 ▲0.93 % NASDAQ 21,149 ▲1.7 % NAFTA 104.33 ▲1.41 % ARI 4,647 ▲1.96 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Arte

Sezoni i ri artistik në TKOB nis më 7 shtator me projektin “Koreolabos”

Tkob-550x350Në çeljen e sezonit të ri artistik të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, për periudhën shtator – dhjetor 2014, sezon ky i cili do të nisë shumë shpejt, është prezantuar edhe kalendari i aktiviteteve, i përbërë nga mjaft shfaqje të larmishme, ku janë përfshirë aktivitete artistike të shumta, produksione të rëndësishme dhe personazhe të njohur të cilët janë pritur shumë mirë nga publiku.

Kalendari artistik për këtë sezon, do të ketë në përmbajtje disa opera dhe balete të cilat janë mjaft të njohura dhe që kërkohen vazhdimisht nga publiku.

“ La traviata” nga Verdi, “La Boheme” dhe “Toska” nga Puccini, “Cossi fan Tutte” nga “Mozart” dhe mjaft shfaqe të këtij kalibri do të jenë pjesët që do të rivihen në skenë për këtë sezon artistik.

Edhe baleti “Coppelia” do të rikthehet në skenë pas kërkesave të shumta që ka pasur nga audienca, por edhe si një mundësi e dytë për të gjithë ata që nuk kanë mundur ta shohin sezonin e shkuar.

Nuk do të mungojnë në sezonin e ri artistik edhe mjaft premiera baletesh, koncertesh simfonike si dhe mbrëmjet Gala me të ftuarit e veçantë.

Një vëmendje të veçantë këtë sezon, do t’i jepet edhe projektit të Ministrisë së Kulturës të quajtur “Edukimi përmes Artit”, projekt ky, i cili realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, dhe që ka si synim qasjen e afrimin e brezit të ri me artin klasik shqiptar e botëror, si dhe me folklorin tonë.

Ne kuadrin e realizimit të këtij projekti, mësohet se do të vendosen në skenë disa shfaqje si baletet “Balloja e Diplomës” dhe “Hirushja”, të cilat do të jenë falas për publikun e ri. Gjithashtu do të organizohen edhe ture e ekspozita informuese, për të shpjeguar procese të ndryshme të krijimit dhe vendosjes në skenë të një vepre të veçantë.

Do të jenë në total rreth 11 aktivitete që do të lidhen me këtë projekt.

Edhe projekti i quajtur “Koreolabos” i cili do të çelë këtë sezon artistik në datat 7 dhe 9 Shtator është jo pak i rëndësishëm, sepse ai ka si qëllim që të afrojë koreografët e rinj, dhe t’ju japë atyre mundësinë për të sjellë krijimet e tyre koreografike në skenë, ku edhe në këtë projekt hyrja do të jetë e lirë për të gjithë.

Në kuadrin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, TKOB në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, do të zhvillojë një tur në qytete si Durrësi, Tirana dhe Shkodra, ku në aktivitetet përkatëse do të marrin pjesë Kori i Solistave dhe Orkestrës së TKOB-së.

Edhe në hollin e teatrit do të vijojnë koncertet, ku artistët e TKOB-së do të sjellin falas për publikun, disa nga pjesët më të bukura të kompozitorëve të njohur, si dhe arie nga opera të shumëpëlqyera.

Edhe në Kosovë, trupa jonë e baletit do të interpretojë sërish baletin “Balloja e Diplomës”., ndërkohë që  në Tetovë ajo do të ndalet në datën 19 shtator 2014.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.