Amerika

SHBA e marrin punën më seriozisht

Kemi të bëjmë me një nga të paktat ndryshime të strategjisë së SHBA. Përballë atentateve terroriste të Parisit, Uashingtoni vendosi të veprojë së bashku me partnerin e NATO-s, Turqinë.

“Deri tani kemi mbyllur 75 përqind të kufirit dhe në bashkëpunim me Turqinë po punojmë që të mbyllim edhe 98 kilometrat që kanë mbetur”, tha ministri i Jashtëm amerikan, John Kerry për CNN.

Në prag të atentateve të Parisit kishte qenë megjithatë e mundur që kryengritësit sirianë të furnizoheshin me armë, thotë eksperti i Sirisë Joshua Landis nga universiteti i Okloahomas. Këto armë pastaj do të përdoreshin në luftë kundër pushtetmbajtësit sirian Bashar al Assad. Për shkak të atentateve në Ankara, Beirut dhe Paris u vendos të bëhet një riorientim. “SHBA vendosën që të mos i pajisin më me armë kryengritësit dhe që të këmbëngulin si te Arabia Saudite, ashtu edhe te Katari që të veprojnë njësoj”, u shpreh Landis për DW. Logjika në Uashington është e thjeshtë, thotë Landis: “IS mund të përhapet vetëm atje ku ka kufij të hapur”.

Intensifikim i përpjekjeve

Me përjashtim të këtyre ndryshimeve, presidenti i SHBA, Barak Obama i përmbahet strategjisë së tij të deritashme në luftë kundër IS: sulme nga ajri, angazhim i kufizuar i forcave speciale plus bashkëpunim me forcat e armatosura kurde. “Do të ketë një intensifikim të përpjekjeve tona dhe kjo strategji do të funksionojë”, tha Obama në kuadër të takimit të nivelit të lartë të G20-ës në Antalia. “Por e gjitha do të kërkojë kohë”.

Zëdhënësi i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Ben Rhodes bëri të ditur në një intervistë me ABC se SHBA i kategorizojnë sulmet e Parisit si “akt lufte” duke qenë në të njëjtin mendim me vlerësimin francez.P or angazhimin e trupave tokësore Presidenti i SHBA e refuzoi qartë, për shkak të mbingarkesës së trupave nga misionet në Irak dhe në Afganistan.

Kush dërgon trupa tokësore?

Uashingtoni me përjashtim të kurdëve nuk ka partnerë të besueshëm si aleatë në rajon, thotë Landis. “Nëse SHBA kanë ndërmend vërtet që t’i armatosin kurdët në atë mënyrë sa ata të rimarrin territorin e dominuar nga arabët të IS, kjo do të çojë vetëm në një luftë përgjatë vijave të frontit, në të cilën kurdët t’i sundojnë arabët. ” “Dhe kjo do të thotë që një padrejtësi të zëvendësohet me një tjetër.”

Ndarje e vendit

Në parketin diplomatik, SHBA dhe Rusia mundën të afrohen në fundjavë në Vjenë. Uashingtoni dhe Moska ranë dakord për një armëpushim, që do të pasohet nga negociata midis regjimit të Assadit dhe trupave kryengritëse. Duke filluar nga janari, gjatë një periudhe tranzitore gjashtëmujore, një qeveri kalimtare do të ngarkohet me hartimin e një kushtetute të re. Zgjedhjet do të mbahen pastaj pas 18 muajsh. “Armëpushim nuk do të thotë gjë tjetër veç ndarjes së vendit”, thotë Landis. “Ky është një problem i madh për SHBA, sepse deri tani Rusia është në zotërim të të gjitha pozicioneve të rëndësishme strategjike në Siri – para së gjithash Perëndimin dhe qytetet.” “SHBA do të marrin në fund përgjegjësinë për territorin e IS. Mbetet çështja: “Çfarë do të ndodhë atëherë me IS?”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button