☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 113.52 ▲1.78%
ARI 4,674 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,506 ▲ +0.22% ETH $2,055 ▼ -0.67% XRP $1.3000 ▼ -1.33% SOL $79.4900 ▼ -1.82%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.52 ▲1.78 % ARI 4,674 ▼0.13 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.52 ▲1.78 % ARI 4,674 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Amerika

SHBA, gati të aktivizojnë mburojën anti-raketë në Rumani

Shtetet e Bashkuara përgatiten të aktivizojnë stacionin tokësor të mbrojtjes anti-raketë në Rumani, i cili është pjesë e mburojës më të madhe dhe gjerësisht kontroverse europiane.

Në ceremoninë e organizuar në Deveselu pritet të marrin pjesë zyrtarë të lartë amerikanë dhe të NATO-s.

Në argumentet e Uashingtonit, sistemi “Aegis” është një mburojë që shërben për të mbrojtur Aleancën e Atlantikut të Veriut nga raketat me rreze të mesme e të shkurtër veprimi.

Rusia megjithatë, marrëdhëniet e të cilës me Perëndimin janë përkeqësuar ndjeshëm pas aneksimit të gadishullit jugor ukrainas të Krimesë në 2014-n, e shikon si kërcënim për sigurinë e saj.

“Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe NATO-ja e kanë bërë të qartë se sistemi nuk është konceptuar të minojë aftësinë strategjike të Rusisë. Rusia ka ngritur në mënyrë të përsëritur shqetësime se mbrojtja raketore drejtohet kundër saj, por nuk mund të ketë gjë më të pavërtetë se kjo”, deklaroi Frank Rose, ndihmës sekretar i Shtetit.

Që prej vitit 2013, Amerika besohet të ketë shpenzuar 800 milionë dollarë për radarë dhe interceptorë të raketave “SM-2”. Një bateri të tyre do ta ketë edhe stacioni rumun. Për vite të tëra, Shtetet e Bashkuara e kanë tesuar sistemin “Aegis” edhe nëpër luftanije.

Të premten, një tjetër fazë e projektit do të vihet në jetë në Poloni, përmes një ceremonie në Redzikovo, pranë detit Baltik, ku raketat “Aegis” do të jenë funksionale në 2018-n.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.