SHBA kundërshton pjesëmarrjen e Iranit në samitin për Irakun
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë pjesëmarrjen e Iranit në konferencën ndërkombëtare për Irakun dhe për luftën kundër Shtetit Islamik, që është parashikuar për t’u zhvilluar të hënën në Paris, deklaroi dje në mbrëmje në Ankara sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Ai vlerësoi se pjesëmarrja e Teheranit në këtë konferencë nuk është e domosdoshme sidomos për shkak të përfshirjes së Iranit në Siri dhe gjetkë. ”Askush nuk më pyeti apo më mori në intervistë lidhur me praninë e Iranit në këtë konferencë, por, duke patur parasysh rrethanat, për momentin nuk do të jetë mirë një prani e Teheranit atje”, deklaroi Kerry.
Irani deklaroi të enjten se kishte dyshime lidhur me seriozitetin dhe sinqeritetin e koalicionit ndërkombëtar kundër xhihadistëve sunitë, të cilët kanë fituar terren në Irak dhe Siri.
Franca do të organizojë të hënën një samit për Irakun dhe luftën kundër Shtetit Islamik



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.