🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.95 ▼0.8%
ARI 4,026 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,300 ▲ +0.35% ETH $2,330 ▲ +0.27% XRP $1.3077 ▲ +1.13% SOL $100.9100 ▼ -0.37%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.95 ▼0.8 % ARI 4,026 ▼0.31 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.95 ▼0.8 % ARI 4,026 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Amerika

Melania Trump shoqërohet në Shtëpinë e Bardhë nga një… robot android!

 Zonja e Parë, Melania Trump u shoqërua sot nga një mysafir surprizë në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, një robot humanoid i aftë të ecë dhe të flasë.

Në vend të bashkëshortit, androidi “Figure 3” qëndroi përkrah Melania Trump në tapetin e kuq në Uashington.

Prioriteti i Zonjës së Parë gjatë mandatit të dytë të Donald Trump ka qenë inteligjenca artificiale dhe teknologjia digjitale dhe ajo po organizonte një samit mbi edukimin e fëmijëve rreth teknologjisë, në të cilin mori pjesë edhe Brigitte Macron, bashkëshortja e presidentit francez.

“Faleminderit Zonjës së Parë Melania Trump që më ftuat në Shtëpinë e Bardhë”, tha roboti gri dhe i zi duke tundur duart.

“Nuk është ekzagjerim të them se ju jeni mysafiri im i parë humanoid i prodhuar në Amerikë që viziton Shtëpinë e Bardhë”, tha Zonja e Parë 55-vjeçare.

Ish-modelja më pas diskutoi se si humanoidët e ndihmuar nga inteligjenca artificiale do të përdoren së shpejti për të edukuar fëmijët.

“Imagjinoni një edukator humanoid të quajtur Platon. Qasja në studimin e klasikëve tani është e menjëhershme”, pohoi ajo.

“Parashikohet që fëmijët tanë do të zhvillojnë aftësi të thella të të menduarit kritik dhe arsyetimit të pavarur”, shtoi nëna e djalit më të vogël të Donald Trump, Barron, 20 vjeç.

Pasi ishte një figurë e profilit të ulët gjatë mandatit të parë të miliarderit republikan, Zonja e Parë ka marrë një rol më të spikatur që nga kthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar.

Melania Trump ka organizuar në mënyrë të dukshme disa evente të fokusuara në inteligjencën artificiale dhe mbrojtjen e fëmijëve në internet.

Por, ajo ka ndërmarrë gjithashtu disa projekte fitimprurëse, siç është dokumentari “Melania” – për të cilin Amazon pagoi dhjetëra miliona dollarë – dhe gjithashtu një libër audio i autobiografisë së saj të rrëfyer nga inteligjenca artificiale./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.