🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,818 ▼0.1%
DOW 47,955 ▼0.48%
NASDAQ 22,881 ▲0.26%
NAFTA 99.15 ▲1.31%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,532 ▲ +0.36% ETH $2,227 ▲ +0.15% XRP $1.3488 ▼ -0.59% SOL $84.2200 ▲ +0.23%
S&P 500 6,818 ▼0.1 % DOW 47,955 ▼0.48 % NASDAQ 22,881 ▲0.26 % NAFTA 99.15 ▲1.31 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,818 ▼0.1 % DOW 47,955 ▼0.48 % NASDAQ 22,881 ▲0.26 % NAFTA 99.15 ▲1.31 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

SHBA nuk do të reagojnë, nëse raketat koreanoveriore nuk “kërcënojnë”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter është shprehur se Shtetet e Bashkuara jo domosdoshmërisht mund të qëllojnë ndaj raketave koreano-veriore, nëse ato nuk përbëjnë kërcënim për Amerikën.

Ai tha se ushtria amerikane do të synojë të mbledhë informacione nga shërbimet sekrete mbi kursin e fluturimit të raketave, në vend që t’i rrëzojnë ato.

Deklaratat e Carterit vijnë pas komenteve në “Twitter” të presidentit të zgjedhur Donald Trump mbi ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut.

Ky i fundit kishte shkruar se, zhvillimi i një rakete bërthamore nga vendi i izoluar komunist që do të mund të arrinte Shtetet e Bashkuara “thjesht nuk do të ndodhë”. Megjithatë, ai nuk u zgjat më tej sesi do të mund t’i ndalonte të tilla plane.

Udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un pretendoi gjatë adresimit të ditës së parë të Vitit të Ri, se vendi i tij kishte arritur në fazat përfundimtare të zhvillimit të një rakete bërthamore me rreze të gjatë veprimi.

Të martën, në informimin e tij të fundit për shtyp, Carter tha se nëse ndonjë raketë me rreze të gjatë nga Veriu komunist do të konsiderohet të jetë e rrezikshme, “ajo do të qëllohet në ajër”.

“Nëse nuk përbën rrezik, atëherë s’kemi pse të veprojmë në të tillë mënyrë. Kjo, sepse do të ishte më shumë në avantazhin tonë, mbi të gjitha, që të ruajmë kapacitetet tona interceptuese, e së dyti të grumbullojmë informacione sekrete mbi të tilla fluturime”.

Carter pritet të japë dorëheqjen si shef i Pentagonit, kur administratës së presidentit Barack Obama t’i përfundojë afati më 20 janar, ditë kur do të betohet edhe presidenti i ri Donald Trump.

Por, oficeri më i lartë ushtarak, gjenerali i Marinës Joseph Dunford, i cili do të mbetet si këshilltari ushtarak më i lartë i Trumpit dhe që ishte i pranishëm në këtë ngjarje, ishte totalisht dakord me Carterin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.