⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,705 ▲1.8%
DOW 53,280 ▲2.88%
NASDAQ 25,885 ▲2.02%
NAFTA 87.79 ▼8.64%
ARI 4,076 ▲3.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,353 ▲ +3.44% ETH $2,426 ▲ +5.71% XRP $1.3108 ▲ +2.2% SOL $95.7600 ▲ +2.6%
S&P 500 7,705 ▲1.8 % DOW 53,280 ▲2.88 % NASDAQ 25,885 ▲2.02 % NAFTA 87.79 ▼8.64 % ARI 4,076 ▲3.45 % S&P 500 7,705 ▲1.8 % DOW 53,280 ▲2.88 % NASDAQ 25,885 ▲2.02 % NAFTA 87.79 ▼8.64 % ARI 4,076 ▲3.45 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump njofton rifillimin e negociatave me Iranin

UASHINGTON, 3 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se negociatat me Iranin do të rifillojnë sot, pasi pezulloi bombardimet amerikane ndaj Republikës Islamike dhe foli për përparim diplomatik me synimin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Nënshkrimi i një marrëveshjeje kornizë në mesin e muajit qershor nuk ka sjellë deri tani ndonjë përparim të madh diplomatik drejt përfundimit të konfliktit, i cili prej më shumë se pesë muajsh ka përfshirë Lindjen e Mesme dhe ka tronditur ekonominë botërore.

Pasi kishte kërcënuar Iranin me një sulm të ri të madh, Trump njoftoi të shtunën në mbrëmje se kishte hequr dorë nga ky plan, duke lënë të kuptohet se ishin arritur zhvillime pozitive në planin diplomatik.

“Sigurisht që ata nuk duan të sulmohen. Ata e dinin përmasën e këtij sulmi, sepse e shihnin se po përgatitej”, deklaroi Trump dje në mbrëmje gjatë një bisede me gazetarët në bordin e avionit presidencial.

“Ajo që po bëjmë tani është të bisedojmë me ta në kuadër të negociatave”, shtoi ai, duke bërë të ditur se diskutimet do të nisin sot pasdite, pa dhënë detaje të tjera.

Deri tani, as Teherani dhe as vendet ndërmjetësuese nuk e kanë konfirmuar zhvillimin e këtyre bisedimeve. Megjithatë, Irani deklaroi dje se ishte pranë arritjes së një marrëveshjeje me Omanin lidhur me lundrimin në Ngushticën e Hormuzit./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.