☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.40 ▼4.53%
ARI 3,914 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,868 ▼ -0.11% ETH $2,286 ▲ +0.71% XRP $1.2508 ▼ -0.34% SOL $94.0100 ▼ -1.37%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.40 ▼4.53 % ARI 3,914 ▲0.38 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.40 ▼4.53 % ARI 3,914 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

MAROK – Ministria e Brendshme: Dezinformimi dhe trafikantët e qenieve njerëzore nxitën valën e emigrantëve drejt Ceutës

MADRID, 3 gusht /ATSH-DPA/ – Qeveria e Marokut deklaroi se dezinformimi në rrjetet sociale dhe aktiviteti i trafikantëve të qenieve njerëzore qëndrojnë pas kalimit masiv të emigrantëve drejt enklavës spanjolle të Ceutës.

Ministria e Brendshme e Marokut tha se fluksi u nxit nga informacione të rreme të përhapura në rrjetet sociale, nga rrjetet e trafikimit të emigrantëve dhe nga keqinterpretimi i një vendimi të një gjykate spanjolle, i cili bëri që shumë persona të besonin se mund të hynin në Evropë pa u kthyer menjëherë.

Sipas vlerësimeve zyrtare spanjolle, deri të premten rreth 50 000–60 000 emigrantë kishin hyrë në Ceuta nga Maroku, një territor me rreth 85 000 banorë, brenda vetëm pak ditësh.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme e Marokut tha se numri i emigrantëve që kaluan në Ceuta ishte rreth 40 000, ndërsa 1 135 persona u drejtuan drejt enklavës tjetër spanjolle, Melilla. Sipas autoriteteve marokene, të gjithë ata që mbërritën në Melilla u kthyen menjëherë.

Sa i përket viktimave, Maroku raportoi 11 të vdekur, ndërsa autoritetet spanjolle thanë se të paktën 72 persona humbën jetën gjatë përpjekjes për të kaluar drejt Ceutës.

Autoritetet marokene thanë se po vazhdojnë bashkëpunimin me Spanjën për të verifikuar raportimet për viktima të tjera në Ceuta, si edhe për të përcaktuar identitetin dhe kombësinë e personave të përfshirë në këtë ngjarje./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.