🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 79.79 ▼5.76%
ARI 4,109 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $62,747 ▼ -0.8% ETH $1,848 ▼ -1.23% XRP $1.0691 ▼ -1.2% SOL $72.6100 ▼ -1.01%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 79.79 ▼5.76 % ARI 4,109 ▲0.06 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 79.79 ▼5.76 % ARI 4,109 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
03 Aug 2026
Breaking
Bota

“Ka një marrëveshje për Hormuzin,” Trump sinjale për fundin e luftës në Iran

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se bisedimet e reja me Iranin do të fillojnë të hënën, pasi anuloi atë që ai tha se do të kishin qenë sulme “masive” ndaj vendit.

“Ata e dinin shkallën e sulmit sepse e panë se po përgatitej,” u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One të dielën. “Po flasim me ta në formën e negociatave. Ato fillojnë të hënën pasdite.”

Në një postim të mëparshëm në Truth Social, Trump tha se i ishte kërkuar nga Irani dhe aleatët e SHBA-ve në Lindjen e Mesme që të “përmbahej” nga çdo sulm, pasi “parametrat” e një marrëveshjeje ishin rënë dakord.

Presidenti amerikan ka premtuar vazhdimisht se negociatat për fundin e luftës është afër, por më pas sulmet reciproke kanë rifilluar.

Në komentet e tij në Air Force One, Trump nuk pranoi të përcaktojë një afat për arritjen e një marrëveshjeje me Teheranin, duke shtuar: “Do të shohim si do të shkojë. Jemi gati të veprojmë në çdo kohë që duam… Nuk po kërkoj të vras njerëz.”

Trump shtoi se Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, si edhe partnerët e SHBA-ve, si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari, i kishin kërkuar të mos kryente sulme gjatë fundjavës.

“Ishim plotësisht gati të vepronim,” tha Trump. “Arsyeja pse ma kërkuan është sepse ata mendojnë se ka një marrëveshje. Ka një marrëveshje për Hormuzin dhe do të ketë një marrëveshje edhe për çështjen bërthamore.”Agjencia iraniane Mehr mohoi se Teherani u kishte kërkuar SHBA-vr të përmbahej nga veprime të mëtejshme ushtarake, duke i cilësuar pretendimet e Trump si “asgjë më shumë se një gënjeshtër e re”.

Të dielën, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se negociatat me Omanin për një marrëveshje lidhur me Ngushticën e Hormuzit ishin “në rrugën e duhur drejt përfundimit”, sipas mediave iraniane.

Presidenti amerikan ende nuk ka bërë të ditur vendin ku do të zhvillohen bisedimet të hënën, as se kush mund të marrë pjesë në to.

Gjatë deklaratave të tij në Air Force One, Trump tha se sulmet e planifikuara do të kishin qenë “sulmi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore” dhe se ato mund të kishin penguar mundësinë e një përfundimi të negociuar të luftës që ka zgjatur prej muajsh.

Trump nuk pranoi të përgjigjej nëse kishte planifikuar të godiste infrastrukturën energjetike të Iranit, gjë që ekspertët e së drejtës ndërkombëtare kanë thënë se mund të përbëjë një krim lufte.

Më herët, ministri në detyrë i Mbrojtjes i Iranit, Majid Ibn al-Reza, tha se Teherani e konsideron çdo kërcënim nga kundërshtarët e tij si “real dhe të besueshëm”, edhe nëse ai është pjesë e luftës psikologjike.

“Ne as nuk do të kapemi në befasi dhe as nuk do të qëndrojmë duarkryq,” shtoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.