Politika

SHBA uron shqiptarët: Presim përparimin tuaj drejt BE-së

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson uron shqiptarët me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë.

“Shqipëria është një vend mik e aleat i vyer dhe Shtetet e Bashkuara presin me kënaqësi përparimin tuaj të vazhduar drejt integrimit më të madh euro-atlantik dhe anëtarësimit në BE”, shkruan Tillerson.

Sekretari Amerikan i Shtetit thotë se SHBA-të vlerësojnë thellësisht kontributet e Shqipërisë në NATO, në Koalicionin për mposhtjen e ISIS-it, si dhe në promovimin e stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

“Përgëzojmë qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e saj të vazhduara për të vënë në zbatim reforma kyçe, përfshi reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, si dhe luftën kundër krimit të organizuar. Këto janë hapa të rëndësishme për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe të begatë për popullin tuaj”, shkruante Sekretari Amerikan i Shtetit, Tillerson.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button