Amerika
SHBA, vritet një punonjës në aeroportin e Oklahoma Sitit
Aeroporti “Will Rogers” i Oklahoma Sitit është mbyllur për disa orë pas disa të shtënave me armë zjarri ku ka humbur jetën një punonjës i kompanisë ajrore “Southwest Airlineas”. Autori i të shtënave është gjetur pa jetë në një kamionçinë në parkingun e aeroportit i plagosur me armë zjarri në kokë, duke lënë të mendohej fillimisht se bëhej fjalë për një vetëvrasje.
Por policia thekson se ka qenë një vrasje e paramenduar. Dhjetëra fluturime janë anuluar dhe qindra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar, deri sa siguria u rikthye në aeroport. Viktima quhej Michael Winchester, punonjës i Southwest Airlines raporton policia e Oklahoma Sitit në faqen e saj në “Twitter”.