Rajoni

Shefi i diplomacisë serbe Daçiq në Maqedoni, Nikolla Gruevski në Turqi

tadicMinistri i Punëve të Jashtme i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq sot do të qëndrojë për vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë. Krahas takimit me nikoqirin e tij, shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, Daçiq do të bisedojë edhe me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski. Në takime, siç njofton MPJ, do të bisedohet për bashkëpunimin gjithëpërfshirës midis Maqedonisë dhe Serbisë, si dhe për mundësitë për zhvillimin e tyre të mëtejmë. Do të bisedohet edhe për mbajtjen e seancës së dytë të përbashkët të qeverive të dy vendeve, në Republikën e Maqedonisë, me mundësi deri në fund të këtij viti. Vizita e Daçiqit do të shfrytëzohet edhe për këmbimin e mendimeve rreth çështjeve ndërkombëtare aktuale, si dhe për bashkëpunimin në kuadër të organizatave multiratelare dhe rajonale.
Ndërkohë nuk e behet e ditur nëse shefi i diplomacisë serbe do të takohet me kryeministrin e maqedonisë Nikola Gruevski. Kjo per faktin se po sot delegacioni qeveritar maqedonas i udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski do të qëndrojë për vizitë disaditore në Republikën e Turqisë e cila është partner i vlefshëm ekonomik dhe tregtar i Maqedonisë.
Në suaza të vizitës është parashikuar të mbahen disa forume të biznesit në të cilat do të prezantohen risitë që u ofrohen investitorëve të huaj, ndërsa do të realizohen edhe takime me kreun shtetëror. Për sot është paralajmëruar forum i biznesit në rajonin industrial Koxhaeli dhe qytetin Izmir ku delegacioni qeveritar para biznesmenëve turq do t’i prezantojë kushtet e volitshme që i ofron Maqedonia për udhëheqje të biznesit. Forumi i biznesit organizohet në bashkëpunim me Odën industriale të Koxhaelit, e cila është qendër e rëndësishme për industrinë e zhvilluar automobilistike ku në mënyrë të suksesshme funksionojnë një sërë zonash industriale.
Përveç se në Koxhaeli, kryeministri Gruevski dhe anëtarët e delegacionit qeveritar në ditët e ardhshme do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalim në forumet e biznesit dhe në qytetet turke Eskishehir, Ankara, Adana dhe Mersin.
Të mërkurën pritet delegacioni qeveritar të realizojë takim me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe me kryeministrin turk Ahmet Davutogllu. Në përbërje të delegacionit qeveritar janë edhe ministrat pa portofol për tërheqje të investimeve të huaja, Bill Pavlleski dhe Furkan Çako, si dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë për Investime të huaja dhe nxitje të eksportit Kliment Shekerovski

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button