Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët
Ish-deputeti Dashamir Shehi, i pranishëm në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka theksuar se reforma në drejtësi u miratua vetëm pas presionit ndërkombëtar.
Sipas tij, të huajt, kur panë se çfarë ndodh me korrupsionin në Shqipëri, menduan të krijonin gjykata speciale për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
Ai tha se në realitet drejtësia ka trembur politikën, pasi për herë të parë shihen zyrtarë të lartë në burg.
Pjesë nga biseda:
Shehi: Me fjalën reformë në Shqipëri është abuzuar shumë këtu. Reforma në drejtësi u bë nën presionin e të huajve, siç janë bërë gjykatat speciale në Kosovë, Maqedoni, Kroaci dhe Rumani. Kur në një vend si Shqipëria, ku niveli i korrupsionit është shumë i lartë, duhen elementë specialë. Politika nuk është se ka dënuar njëri-tjetrin. Politika ka ndërtuar një sistem korporativ. Po t’i shohësh para zgjedhjeve thonë “sa të vijmë, hajdutët e të tjerë”. Pastaj, sapo vijnë, thonë “kështu e ka politika”.
Po i mbani mend ato historitë me Nanon e Berishën. Të huajt e kuptuan që në këtë vend, ku nuk dënohen zullumqarët e mëdhenj, duhet një gjykatë speciale; u bë pikërisht për këtë punë.
Borakaj: E ka trembur politikën?
Shehi: Po, e ka trembur. Asnjëherë më parë nuk kanë hyrë në burg ministra. Po a funksionon i gjithë sistemi në bllok? Patjetër që jo.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.