Kronika

Shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, rrezik përmbytjeje në Obot

Hapja e portave të hidrocentralit të Vaut të Dejës prej nga po derdhen 1200 metër kub ujë për sekondë ka vënë në alarm banorët e zonave të Nënshkodrës të cilët rrezikojnë përmbytjen siç ka ndodhur vitet e shkuara.

vauMegjithëse portat e hidrocentraleve të Vaut të Dejës dhe Kaskadës së Drinit u hapën ditën e djeshme në praninë edhe të ministrit Gjiknuri, i cili siguroi se nuk do të kishte përmbytje, vetëm sot janë ndjerë shenjat e para të përmbytjes, veçanërisht nga banorët e fshatit Obot ku bëhet me dije se disa banesa rrezikojnë të përmbyten nëse vijon shkarkimi i ujërave.
Aktualisht, janë disa dhjetëra dynym tokë të përmbytura dhe uji është larg banesave, por gjithsesi nisja e përmbytjes së tokave nga lumi Buna ka rikthyer frikën e banorëve nga ndonjë përmbytje masive siç ndodhi pesë vite më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button