Shkëlqeu përballë Polonisë, Arbër Hoxha i bashkohet Julian Shehut te Widzew Łódź
Arbër Hoxha është një hap larg transferimit në Poloni. Autori i golit të vetëm për Shqipërinë në takimin e play-off me Poloninë ka zgjuar interesin e klubit të Widzew Łódź.
Sipas medieve polake Dinamo Zagrep është kontaktuar nga skuadra polake dhe mësohet se është arritur edhe një marrëveshje për transferimin e sulmuesit të krahut shqiptar për një shifër rreth 5 milionë euro.
Skuadra e Widzew Łódź ka mbajtur nën vazhgim disa lojtarë kuqezi. Vetëm pak vite më parë në këtë skuadër është transferuar edhe Julian Shehu, i cili me kalimin e muajve ka ngjitur shkallët në hierarkitë e skuadrës së Sylvinho-s, i cili e shikon si titullar fiks të kombëtares sonë.
Për të finalizuar gjithçka me sukses, Arbër Hoxha thuhet se ka vendosur vetëm një kusht. Ai i ka treguar ekipit të Widzew Łódź se do të pranonte të transferohej vetëm nëse ekipi nuk do të zbritse një kategori më poshtë. Për momentin Widzew Łódź rrezikon shumë pasi gjendet në vendin e parafundit në Ekstraklasa ku në 26 ndeshje ka siguruar vetëm 29 pikë.
The post Merkato/ Shkëlqeu përballë Polonisë, Arbër Hoxha i bashkohet Julian Shehut te Widzew Łódź appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.