Rajoni

Shkup: Maqedonia dhe Serbia me ambasada të përbashkëta

shkupMaqedonia dhe Serbia, shërbimet e tyre diplomatike do t’i zhvillojnë në hapësira të përbashkëta. Çështja e ngritur kohë më parë, u zyrtarizua diten e hene përmes marrëveshjes të firmosur nga shefat e diplomacive maqedonase dhe serbe, Poposki dhe Daçiq, në Shkup. Marrëveshja parashikon shfrytëzimin racional të resurseve për shërbimet diplomatike të dy vendeve, megjithëse akoma nuk është konkretizuar se në cilat shtete Maqedonia dhe Serbia do të kenë godina të përbashkëta për ambasadat e tyre në botë.

“Në Berlin kur morëm pjesë te takimi i organizuar nga Angela Merkel, duke shëtitur qytetin e pash një ndërtesë ku pesë shtete skandinave kishin godinë të përbashkët për ambasadat e tyre në Berlin. Nëse ata munden të bëjnë një gjë të tillë si shtete me të pasura në botë, mendoj se mundemi edhe ne që jemi më të varfër, jo pikërisht por aty afër, tha Ivica Daciq, Ministër i Jashtëm i Serbisë.

“Konsiderojmë se ky përbën një hap plotësues si në aspektin financiar ashtu edhe në racionalizim e resurseve që janë të domosdoshme dhe që në kushte të krizës financiare dhe ekonomike në BE janë shumë të rëndësishme”, deklaroi Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë.

Përderisa BDI nuk mund të bind partnerin e koalicionit qeveritar që të mbajë një mbledhje të përbashkët me Shqipërinë apo Kosovën, Poposki dhe Daciq paralajmëruan mbledhjen e dytë të qeverive muajt e ardhshëm, këtë radhë në Shkup.

“Shpresoj se së shpejti do të caktojmë datën për mbajtjen e seancës së dytë mes qeverive e cila duhet të mbahet këtu në Maqedoni. Kryeministri juaj ka sugjeruar që ajo të mbahet në tetor apo nëntor. Unë do t’ia përcjell këtë dhe kryeministrit tonë me qëllim që të gjejmë një datë të përshtatshme për mbajtjen e një mbledhjeje të tillë që është shumë e dobishme”, tha Ivica Daciq, Ministër i Jashtëm i Serbisë.

“Biseduam për planin për seancë të dytë të përbashkët të qeverive mes Maqedonisë dhe Serbisë këtë herë në Maqedoni. Kjo do të ishte mundësi e mirë që t’i përmbyllim projektet e shumta dhe marrëveshjet bilaterale që kemi aktualisht”, u shpreh Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë.

Daçiq vizitën në Shkup e shfrytëzoi edhe që t’ia përcjell ftesën e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq kolegut të tij Nikolla Gruevski për takimin e 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore me Presidentin kinez më 16 dhe 17 dhjetor në Beograd. Për sa u përket sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, ministrat e jashtëm Daçiq dhe Popovski, theksuan se të dyja vendet duhet të mbajnë llogari për interesat e tyre ekonomike për aq koha sa nuk janë anëtare të BE-së. Dy ministrat e jashtëm folën edhe për kërcënimin nga Shtetit Islamik, ndërkaq Daçiq bëri thirrje për mbështetjen e faktorit ndërkombëtar për të luftuar siç tha ai ‘islamin radikal’ në Ballkan dhe jo vetëm në Siri dhe Irak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button