☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.11 ▲0.25%
ARI 4,789 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,121 ▲ +1.35% ETH $2,216 ▲ +1.65% XRP $1.3418 ▲ +0.92% SOL $83.5000 ▲ +1.58%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.11 ▲0.25 % ARI 4,789 ▼0.6 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.11 ▲0.25 % ARI 4,789 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Shkupi pas katastrofës së djeshme: Ankth se çdo gjë mund të përsëritet

Rrugë përplot me mbeturina, disa të tjera të bllokuara, mungesë e rrymës elektrike në lagjet më të prekura, të paktën një viktimë dhe, ankth se çdo gjë mund të përsëritet edhe sot.

Një ditë pas katastrofës natyrale që e goditi rajonin e Shkupit, ku u regjistruan të reshura të shiut prej 33 litrave për metër katrorë, dhe ku u shënuan më shumë se 800 goditje të rrufeve, gjendja duket të jetë larg normales.

Mbrëmë u njoftua për të paktën një viktimë nga të reshurat e rrëmbyeshme, ndërsa dëme të mëdha janë shkaktuar kryesisht në lagjen Hasanbeg, në fshatrat Haraçinë dhe Straçincë, por edhe në komunën e Çairit. Në lagjen Hasanbeg, ujërat e ardhura kanë vërshuar tërë lagjen, duke mbushur katet përdhes të shtëpive.

Qyteti i Shkupit ka formuar një Shtab Emergjent, ndërsa Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov, thirri ushtrinë për të ndihmuar në evakuimin e banorëve nga lagjet më të prekura.

Për sot, sinoptikët sërish thonë se do të ketë reshje të shiut, të cilat do të jenë më intensive në rajonin e Shkupit dhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.