Ekonomia

Shoqata Shqiptare e Turizmit, bashkëpunim me Shoqatën e Hoteleve të rajonit të Janinës

ATA (Shoqata Shqiptare e Turizmit), në bashkepunim me Shoqatën e Hoteleve të rajonit të Janines, Institutin e Librit dhe të Promocionit, Tiranë, realizuan një mision të pëerbashkët në Rajonin e Epirit, me qellim nënshkrimin e marreveshjes së bashkëpunimit mes Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA) dhe Shoqatës së Hoteleve të Janinës. Kjo marreveshje ishte vazhdimi i një bashkëpunimi të nisur nga ATA me industrinë e mikepritjes së Rajonit të Epirit prej vitit 2012 në kuadrin e nismës TPNM – Tourism Promotion to New Markets.

Disa prej objektivave të përbashkët të kësaj marrëveshjeje jane: të krijojë sinergji që kontribuojnë në drejtim të zhvillimit të produktit rajonal.- të përmirësojë cilesinë e produkteve të Shqipërise dhe Epirit.- të koordinojë promovimin e përbashkët të destinacioneve Shqiperi e Greqi, vecanerisht të zonave ndërkufitare, për të siguruar një pozicionim me të mirë në tregjet ndërkombëtare, që lidhen me turizmin dhe vlerat e tij ekonomike.

Kjo marreveshje u nënshkrua nga kryetari i Sektorit te Hoteleve në ATA, Zak Topuzi dhe Kryetari i IRHA, Konstandin Vllaho.

Një përfaqësi biznesesh të ATA shoqeroi këtë mision. Në fund të muajit mars pritet që një përfaqësi e IRHA të vijë në Tiranë për të kompletuar këtë mision dypalësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button