☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.85 ▲1%
ARI 4,771 ▼0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,773 ▲ +0.45% ETH $2,194 ▲ +0.06% XRP $1.3377 ▲ +0.13% SOL $83.3500 ▲ +0.93%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.85 ▲1 % ARI 4,771 ▼0.97 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.85 ▲1 % ARI 4,771 ▼0.97 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shpërfillet dekriminalizmi, nga 1.836 të zgjedhur, vetëm 255 kanë plotësuar formularët

Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga skadimi i kohës për dorëzimin e formuarit të vetëdeklarimit, interesi i të zgjedhurve të çdo niveli politik është fare i vakët.

Deri të hënën e kësaj jave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishin dorëzuar vetëm 4 formularë deputetësh. Ndërsa deri në mëngjesin e së premtes, numri i deputetëve që kanë plotësuar formularin ishte 52 dhe ministra vetëm 3.

Aktualisht nga 1836 funksionarë, kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë KQZ-së, 255 ose 13,9 % % e tyre.

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka ngritur infrastrukturën online për të lehtësuar procedurën dhe në vende të dukshme ka publikuar formularin bashkë me aktet e tjera ligjore, ku paralajmërohet se, nëse ky formular nuk plotësohet i rregullt dhe nuk dorëzohet brenda datës 4 maj në KQZ, të zgjedhurit humbasin mandatin menjëherë. KQZ-ja shpjegoi me detaje sesi duhet vepruar, që plotësimi dhe dorëzimi të quhet i vlefshëm.

Formulari duhet të plotësohet me kompjuter, me përjashtim të emrit e mbiemrit dhe nënshkrimit (në fund të çdo faqeje) që duhet të plotësohen me shkrim dore; formulari, pasi të jetë plotësuar e printuar, nënshkruar, të depozitohet në KQZ personalisht (dorazi) nga secili funksionar që ka detyrimin për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit.

Të njëjtin detyrim e kanë pothuajse të gjithë personat që punojnë në administratë dhe disa organe shtetërore, duke nisur nga shërbimi informativ, tek ushtarakët, Policia e Shtetit, diplomatët dhe të gjithë nëpunësit civilë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.