☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.96 ▼0.89%
ARI 4,600 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,429 ▼ -0.57% ETH $2,058 ▼ -0.12% XRP $1.3222 ▼ -2.97% SOL $83.2700 ▼ -1.22%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.96 ▼0.89 % ARI 4,600 ▲0.94 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.96 ▼0.89 % ARI 4,600 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Shpërthen me tritol makina e biznesmenit, 200 m nga komisariati

Fushë-Krujë 

tritol-fushe-kruje_1Dje në mbrëmje, makina e një biznesmeni ka shpërthyer nga një sasi e konsiderueshme tritoli. Lënda plasëse ishte vendosur në makinën e 33-vjeçarit Edmond Kadiu, i cili është biznesmen në qytetin e Fushë-Krujës dhe nga shpërthimi nuk është shkaktuar ndonjë viktimë apo i plagosur, përveç dëmtimit të makinës dhe bizneseve përreth. Nga burimet policore mësohet se tritoli është vendosur në lagjen “Kastrioti”, e cila është vetëm 200 metra larg nga rajoni i Policisë së Fushë-Krujës. Lënda plasëse është vendosur në makinën tip “Benz Cl” me targa AA 044 KJ, në pronësi të biznesmenit Edmond Kadiu. Automjeti ishte i parkuar pranë biznesit të Kadiut, që ndodhet rreth 200 metra nga komisariati i policisë. Nga policia mësohet se Kadiu është biznesmen në qytetin e Fushë-Krujës. Pronari është shprehur se nuk ka konflikt me askënd dhe se automjetin e kishte parkuar poshtë banesës së tij. Policia shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk ka ndonjë pistë hetimore, ndërsa paraprakisht dyshohet për konkurrencë ose konflikte personale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.