Kronika

Shpërthimet me tritol/ Tahiri: Po hetohet çdo rast

1102-Ministri-i-Brendshem-Saimir-Tahiri-Foto-ATSH-ARKIVE-545x350Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri reagoi sot lidhur me shpërthimet me tritol në zonën e Fushë Krujës, duke theksuar se uniformat blu po hetojnë me kujdes të gjitha rastet për të vënë para përgjegjësisë autorët.

Ministri Tahiri i përgjigjet gazetarëve pas raportimit në Komisionin  e Ligjeve në lidhje me shpërthimet me tritol. Ai, garantoi se çdo ngjarje do të hetohet dhe nuk do të ndodhë ajo që ndodhi vitin e kaluar.

“Çdo ngjarje kriminale do të hetohet, nuk do të ndodhë ajo që ndodhi vjet”, tha ai

Vitin e shkuar, nga nëntori 2013 deri në shkurt 2014, vendi ynë u përfshi nga një valë shpërthimesh me tritol, duke krijuar një gjendje alarmi tek qytetarët. Policia e Shtetit falë hetimeve të saj intensive arriti të prangos autorët e të ashtuquajturës banda e “Tritolit”. Pjesë e kësaj bande janë Julian Sinanaj (ekzekutori), Ndriçim Gjokutaj (bashkëpuntor dhe ndërlidhës e Sinanajt me Kushërinjtë Mëhillaj), dhe vetë kushërinjtë Mëhillaj të cilët ishin sekserët e bandës.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme në zonën e Fushë-Krujës ka ndodhur një shpërthim pranë një zyre OSSHE-së, ku dyshohet se ngjarja ishte si përgjigje ndaj aksionit të Policisë “Hajdutët e Energjisë”,  të ndërmarrë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë.

Po ashtu në zonën e Fushë-Krujës janë regjistruar edhe shpërthime të tjera. Me heret një sasi tritoli ka shpërthyer, mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, edhe në një banesë dykatëshe në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50 minuta ndërsa raportohen dëme të mëdha materiale por jo të lënduar në njerëz.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button