☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.40 ▼0.48%
ARI 4,802 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,399 ▲ +1.73% ETH $2,226 ▲ +2.09% XRP $1.3457 ▲ +1.17% SOL $84.3500 ▲ +2.64%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.40 ▼0.48 % ARI 4,802 ▼0.33 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.40 ▼0.48 % ARI 4,802 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Politika

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim për mirëmenaxhim të ujësjellësave

Shqipëria dhe Kosova do të shkëmbejnë përvojën e tyre në menaxhimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri bashkë me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Valdrin Lluka dhe atë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi morën pjesë në konferencën e përbashkët të organizuar në Tiranë nga shoqatat e Ujësjellës-Kanalizimeve të dy vendeve.

Shqipëria tanimë është vendi i parë në rajon që në kuadër të bashkëpunimit me USAID ka formalizuar një program për trajnimin dhe çertifikimin e stafeve të shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve.

Për këtë arsye, mes ministrave Gjiknuri e Lluka u firmos edhe një memorandum i përbashkët përmes të cilit do mundet që dy vendet të shkëmbejnë përvojën e tyre me synim mirëmenaxhimin e burimeve njerëzore.

“Që të administrojmë siç duhet ujin duhet të kemi njerëz profesionistë e që dinë të menaxhojnë këtë pasuri kaq të rëndësishme. Ne në Shqipëri kemi filluar një reformë të rëndësishme përsa i përket mirëmenaxhimit të sektorit të ujit të pijshëm. Rezultatet e para kanë qenë të mira. “Është rritur arkëtimi me 17 milion euro më shumë se vitin e kaluar për të njëjtën periudhë. Janë reduktuar ekspozimet e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Sipas tij, në kuadër të reformës së ujit është bërë e mundur që në periudhën 9-Mujore të këtij viti të instalohen 74 mijë matësa dhe 37 mijë kontrata të reja të nënshkruhen.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Valdrin Lluka vuri theksin tek nevoja për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shkëmbimin e eksperiencave pozitive në menaxhimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve.

“Kemi nevojë edhe ne në Kosovë për praktikat më të mira që ofron Shqipëria, sidomos nga disa praktika me menaxhimin e ujërave të zeza. Prandaj, le të jetë kjo edhe një metodë e shkëmbimit të këtyre praktikave që mund ti aplikojmë në vendet tona në mënyrë që bashkarisht t’i menaxhojmë ujërat sa më mirë”, theksoi ministri Lluka.

I pranishëm në aktivitet, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës Fatmir Matoshi theksoi se konferenca të tilla janë mbështetje dhe shtytje edhe për ministritë dhe qeveritë e dy vendeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.